Kryefaqja / LSHB / UÇK-JA ËSHTË GJAKU YNË QË NUK SHKELET DHE NUK TJETËRSOHET

UÇK-JA ËSHTË GJAKU YNË QË NUK SHKELET DHE NUK TJETËRSOHET

Historia e UÇK-së është shkruar me heroizmin e luftëtarëve të saj të cilët i’u binden betimit ushtarak dhe të popullit më të lashtë në
Ballkan, autokton në trojet e veta, të popullit shqiptar të shumëvuajtur të Kosovës. 
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është në mbrojtje të vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të ushtrisë së saj, UÇK-së, duke e konsideruar si një nga faqet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar. 

Ish-ushtarët e UÇK-së, janë vlerë e kombit tonë. Ne, duke mbrojtur luftën për çlirim e Kosovës dhe UÇK-në, ne mbrojmë nderin e popullit tonë, të kombit tonë shqiptar.

 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj tendenceva të disa i individëve për të njollosur emrin e artë të UÇK-së. Këta individë janë investim i sabotuesve, denigruesve, spiunëve dhe kolaboracionistëve të luftës çlirimtare.
Prandaj, një herë e përgjithmonë ndal tendencave të sponzorizuara nga armiku për njollosjen e figurave kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ky ishte Betimi i Ushtarit të UÇK-së dhe është amanet i Dëshmorëve të kombit shqiptarë gjatë historisë! 

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.”
Lavdi e përjetshme Gjakut të Dëshmorëve në themele të Shqipërisë së Bashkuar!
Tahir Veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB mbështet institucionet e shtetit shqiptar në Himarë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet veprimet e fundit të institucioneve të shtetit shqiptar në …

Leave a Reply