Kryefaqja / LSHB / Është koha e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Është koha e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Tahir VELIU *

Faza e përkohshme, e dhimbshme por e domosdoshme, e shpalljës së pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës bazuar në paketën e Ahtisarit, si fazë e përkohshme në shërbim të synimit përfundimtar, jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar ka përfunduar, këtë nuk e thash une si ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, por e tha dje populli shqiptar në Prishtinë. Tash, më nuk ka rëndësi data e mbajtjës së zgjedhjeve në Kosovë, por rëndësi ka data e mbajtjës së referendumit për t’iu bashkuar trungut Shqipërisë. Politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë duhet ta kuptoj këtë, përndryshe sovrani; populli do të detyrohet që për të realizuar idenë e Shqipërisë së Bashkuar, në pushtet të sjell misionarët e jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar që mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht, dhe në fund vetëm politikanët aktual do të jenë humbës, sepse procesin e pashmangshëm të bashkimit të shqiptarëve nuk ka politikan apo forcë që e ndal.
Kufijtë që ndajnë sot shqiptarët ngelin kufij kolonialë. Tashme, këta kufijë kolonialë populli shqiptar nuk i pranon, ashtu sikurse kurrë nuk e pranoj ndarjën e dhunshme të trojeve shqiptare. Shqiptarët evropianë të vitit 2016 nuk kërkojnë asgjë më shumë, veqse atë që u takon, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, bazuar në aktin juridik të 28 Nëntorit 1912 të Kuvendit Gjithëkombëtar të Vlorës. 
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do të mbyllte përgjithmonë aspiratat dhe pretendimet e Serbisë, të ripushtonte Kosovën. Këtë rrëzik e dëshmon edhe Kushtetuta e Serbisë ende në fuqi, ku thuhet se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”. Pra, përderisa në Kushtetutën e Serbisë, është sanksionuar një nenë i tillë, Republika e Kosovës vazhdimisht rrezikohet nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste. Pra, për të mos i lënë asgjë rastit, krerët drejtues të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në bashkërendim me aleatin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mundësojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese të Kosovës, që ti qel rrugë realizimit të referendumit demokratik për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 
* Autori është ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar dhe hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

LSHB vazhdon fuqizimin e saj në Alberta të Kanadasë

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Tahir Veliu vizitoi …

Një koment

  1. Pershendetje.perqafoj mendimin tuaj, esht e drejta e plote e cdo qytetari qe te zgjedh deshiren e tij, dhe nese na te gjith nuk veprojme ,per atdheun tone ateher beht pyetja kush do veproje ne keta momente kaq te veshtifa per popullin shqiptar. Shtrohet pyetja se ne cfar faze te veshtire e kan sjell vendin fytyrat e nditura te politikes shqiptare, te cilet per ca dekada nuk ben vje tjeter pefvec vjedhje masive ne koriz te popullit.Do ish nevoja qe te formoet nje elite e bijve te keti trualli qe cdo ajdut apo tradhetar te paguaj edhe me jete nese devijon betimin qe ka ka dhane per kombin, ateher ndoshta jo nga dashuria per qtdhe por nga friga e vdekjes do kish ndjekur fugen e duhur.