Kryefaqja / LSHB / Veliu: Janina dhe Çamëria i takojnë Shqipërisë, shovinistët grekë nuk mund të ndalojnë tubimin e LSHB-së në Janinë

Veliu: Janina dhe Çamëria i takojnë Shqipërisë, shovinistët grekë nuk mund të ndalojnë tubimin e LSHB-së në Janinë

Ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar dhe hartuesi i Platformës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu në një postim në facebook ka përjashtuar mundësinë e anulimit të tubimit promovues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Janinë, i cili është paralajmëruar të ndodh më 13 gusht të këtij viti, njofton Shqipëria e Bashkuar. Për tubimin e Janinës ai ka njoftuar se do të lajmërohen autoritetet shqiptare në Tiranë, duke hedhur poshtë mundësinë e një kërkese tek autoritetet greke në Janinë, e cila që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë natyrale është nën pushtimin grek.

Ja postimi i plotë:
Më 13 gusht, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbaj tubimin e saj promovues në Janinë, ndërsa autoritetet greke le ta hjekin nga mendja se do të kërkojmë leje nga ta për këtë tubim. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të kërkoj leje për tubim nga autoritetet e Tiranës zyrtare, për tubimet e parajmëruara në Tiranë, Shkup, Preshevë, Janinë dhe Tuz, ndërsa për tubimin e Prishtinës kërkojmë leje nga autoritetet e Republikës Shqiptare të Kosovës. Shovinistët grekë nuk munden të na ndalin në rrugëtimin tonë, ashtu siç nuk mundën të më ndalin para një viti, kur tri herë radhazi më refuzuan kalimin e kufirit, pa asnjë arsye të vetme, por ja që ka rrugë tjera dhe une arrita të vizitoj Janinën dhe Çamërinë.
Greqia, para se të merret me mua dhe Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar, ajo duhet që sa më parë, të ndal apetitet e veta shoviniste ndaj shqiptarëve dhe të korigjoj gabimet e veta historike, duke filluar me njohjen e gjenocidit shtetëror grek ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë shqiptare, pastaj të vazhdoj me respektimin e të drejtave themelore të njeriut; të çamëve, arvanitasëve dhe emigrantëve shqiptar në Greqi. Çështja e Çamërisë është pjesë e një kuadri tërësor të drejtash të dhunuara, përfshi dhe të drejtën e jetës, është çështje e të drejtave të njeriut, që kërkon një zgjidhje, pra jo vetëm njohje të të drejtave pasurore dhe dëmshpërblimit për pronën e grabitur me dhunë, por edhe riatdhesim të popullsisë së shpërngulur me gjenocid, në bazë të konventave ndërkombëtare dhe në fund rikthimin e territorit të pushtuar. Janina dhe Çamëria janë pjesë të pandashme të Shqipërisë, bazuar në aktit juridik të Kuvendit Gjithëkombëtar të Vlorës 28 Nëntor 1912, për jetësimin e të cilit po formohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Veliu reagon: Mali i Zi nuk është shtet demokratik e as europian, por mbeturinë jugosllave

Mali i Zi, ky shtet agresor e pushtues i Shqipërisë Veri-Perëndimore edhe sot e kësaj …