Kryefaqja / OPINION / Edhe Perëndia vuan nga idiotizmi i shqiptarëve

Edhe Perëndia vuan nga idiotizmi i shqiptarëve

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Unë (dhe familjarët e mi) nuk kam asnjë Konflikt Interesi në trojet arbërore. Aktiviteti im motivohet vetëm prej dashurisë ndaj atdheut të gjyshërve të mi. Ashtu që, detyra ime atdhetare (vullnetare) nuk është t`u jap shqiptarëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti, sinqeritet e atdhedashuri që të mundem. Sa më shumë individë të jenë të aftë të vërejnë me qetësi dhe sy kritik Skenën Absurde Shqiptare, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive e shqipfolësve, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse.

***

Trojet arbërore janë kapur peng nga krijesat shqipfolëse me konflikt interesi, oportunistët, “Skuadrat e të Paprekshmëve”. Shoqëri e korruptuar. Nëpunës të korruptuar. Aparat shtetëror i korruptuar. Popullata vuan. Perëndia gjithashtu vuan nga idiotizmi dhe tragjeditë që shqiptarët ia shkaktojnë vetvetes. Shqiptarët e kanë keqinterpretuar termin “Demokraci”. E keqpërdorin atë. Ndoshta Shqipëria duhet të kthehet në shtigjet e vjetra për të sjellë shpëtimin, ku ta dijë unë “qerratai”?

***

Shqipëria (përherë mendoj për të gjitha trojet shqiptare) duhet gjithmonë të vijë më parë. Prandaj, nëse nuk ndërmarrim masat e duhura që menjëherë të zëvendësojmë skuadrat e të paprekshmëve me forca të freskëta atdhetare/intelektuale, pasojat do të jenë vdekjeprurëse. Kjo shpërbërje e Shqipërisë vetëm shkon shpejtë dhe më shpejtë e shtyrë edhe nga fantazitë e rrezikshme të legenëve të “devotshëm” kozmopolitë të cilët fenë e renditin para Kombësisë dhe Atdheut, duke u munduar tani ta futin edhe nëpër shkolla, të infektojnë fëmijët dhe rininë. Ashtu që, duke e mbushur Vendin edhe me Mujahedin iranian dhe “refugjatë” tjerë islamik/aziatik/afrikan, së shpejti, një ditë, unë, ti, ai, ajo do të zgjohemi në një mini-grekistan, mini-turkistan, mini-serbistan, mini-arabistan.

***

Papërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e “politikanëve” shqipfolës të shtetit amë, Kosovës, FYROM-it etj ilustron trishtimin e qartë se politika reduktohet vetëm në një lojë, ku konsiderata kryesore është që kurrë mos t`i jepet të drejtë palës tjetër, edhe kur thotë diçka të arsyeshme, por kapen për një kashtë retorike për të dobësuar homologun. Shqetësimi për taktikat partiake (private) është pra më e rëndësishme se shqetësimi për vendin.

***

Oportunistët, kjo fjalë në kuadër të psikologjisë dhe psikiatrisë përdoret si një term për një person i cili keqpërdor çdo mundësi të mundshme për të arritur përfitime personale apo promovuar pozitën e tij, pavarësisht nëse kjo është moralisht e dyshimtë apo jo. Shkalla e theksuar e oportunizmit veçanërisht mund të shihet nga çrregullimet antisociale dhe narciste të personalitetit.

Duhet të zgjidhen dy probleme:

1. Përfaqësimi: Gjetja e një kompromisi të mirë në zonat ku mbisundojnë mosmarrëveshjet ndërmjet qytetarëve.

2. Oportunizmi: Sigurimi që të zgjedhurit nuk do të kenë mundësi ta «pikturojnë tortën e vet» në kurriz të interesave të të gjithë qytetarëve.

***

Ka disa forma të oportunizmit politik: Paaftësia, përpjekja e ulët, korrupsioni, vjedhja nga komuniteti (shoqëria).

Çfarë lloje të demokracisë përfaqësuese të çojnë në më pak oportunizëm politikë: Sistemi zgjedhor, sistemet e qeverisjes politike, demokracia lokale, pagat e politikanëve, financimet e partive, institucionet e informacionit. Dhe, sidomos të mos lejojmë assesi që aparati shtetëror (qeveritarët, politikanët, nëpunësit) të mbeten në politikë/poste më tepër se 2 vjet.

***

Nuk është e mjaftueshme vetëm të bëhet pyetja “Kush duhet të qeverisë a të drejtojë”, por pasi t`i zgjedhim më të mirët të gjejmë mënyrë “Si të kontrollohen ata që drejtojnë”, apo më saktë, “Si t`i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t`i ndalojmë qeveritarët e këqij a të pazotë të na bëjnë shumë dëm”. Nuk ekziston asnjë tip autoriteti politik sipëror, më i mirë nga të tjerët e i vlefshëm në çdo kohë, në çdo situatë.

***

Kjo garniturë e paprekshme, e gjithmonshme oportunistësh të korruptuar tradhtarë antikombëtarë me kalimin e kohës (prej vitit 1991 e deri sot) vetëm bëhet gjithnjë e më zhgënjyese.

Ndërkaq mediat tona të paafta që paturpësisht i thonë vetvetes “kombëtare-atdhetare” (95 % i takojnë kësaj kategorie) me “politikanët” keqbërës dhe “analistët” e tmerrshëm analfabetë tragjikomik i lidhë konflikti i interesit. Në vend që të jenë një dritare drite në informimin e drejtë të opinionit dhe të kujdesen për këtë komb të veçantë në një periferi të botës evropiane, kanë dështuar tërësisht.

***

Konflikti i interesit, është emri për gjendjen (situatën) në të cilën një individ i cili kryen një funksion të veçantë publik apo aktivitet, vjen në mundësinë që me vendimin i tij apo veprimeve të tjera, të favorizon veten, njerëzit e tij më të afërm, grupet sociale dhe organizatat, por në kurriz (në dëm) të interesave publike apo njerëzve që i kanë dhënë atij besimin e tyre.

“Konflikti” ka të bëjë me një konflikt midis interesave personale në njërën anë dhe interesit publik në anën tjetër.

Në vendet e civilizuara konsiderohet se në raste të tilla ekziston rreziku shumë i madh që interesat private të mbizotërojnë mbi ato publike, përkatësisht do të vijë në Korrupsion.

Si njerëz të cilët janë në konflikt interesi zakonisht përmenden (akuzohen) Zyrtarët e Pushtetit Ekzekutiv apo Nëpunësit Shtetëror të cilët janë në gjendje që në mënyra të ndryshme (dhënies së Koncesioneve, Subvencioneve, Kontratave për kryerjen e punëve publike, duke krijuar plane urbane, etj) favorizojnë kompanitë pronarë ose aksionarë e të cilave janë vetë ata. 

Nga ana tjetër, konflikti i interesit tashmë është i njohur si një problem i mundshëm në gjyqësor, prandaj ligjet e shumë shteteve kanë dispozita (rregullore) që pengojnë ushtrimin e procedurave gjyqësore për personat të cilët mund të konsiderohen ose janë të lidhur drejtpërdrejt me palët në mosmarrëveshje.

Vende të ndryshme kanë krijuar mekanizma të ndryshëm për parandalimin e konfliktit të interesave, por edhe kanë zhvilluar një gamë të gjerë të metodave për të shmangur ato.

***

“Politikanët” tanë aktual me të vërtetë do ta shkatërrojnë vendin tonë.

Dhe, ne rreptësishtë duhet të jemi të vetëdijshëm se aktualisht nuk ekziston ndonjë opozitë serioze e rëndësishme e organizuar. Duhet të dalin në dritë forca të reja e të pastra patriotike, të Vendit dhe Diasporës, të cilët domosdoshmërish të largojnë nga postet Kriminelët e Paprekshëm, të vendosin gjërat nën kontroll, ashtu që të ndërpritet Shkatërrimi i Vendit dhe Çmontimi i Kombit. 

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply