Kryefaqja / LAJME / Më 16 korrik bëhet promovimi i Platformës për Shqipëri të Bashkuar

Më 16 korrik bëhet promovimi i Platformës për Shqipëri të Bashkuar

Libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu, njëherit ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar do të promovohet më 16 Korrik në Prishtinë, ku do të organizohet edhe mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Libri argumenton idenë se Shqipëria e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda kufijëve të vet natyror, historik dhe juridik.
Ndërsa, promovimet tjera do të vazhdojnë bashkarisht me tubimet promovuese të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në këto kryeqendra të Shqipërisë: Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply