Kryefaqja / LAJME / Më 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar

Më 16 korrik zyrtarizohet LSHB, që synon Shqipërinë e Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka caktuar 16 korrikun 2016 për zyrtarizimin e saj. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare. Në njoftimin e tyre, thuhet se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues, ndërsa tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht), mbaron njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.AL


Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton opinionin publik dhe anëtarësinë se më 16 Korrik 2016, në ora 15:00 në Prishtinë, do të organizohet mbajtja e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Në këtë Këshill Themelues do të bëhet: 
– Prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,
– Shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar,
– Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Inicues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar.

Tubime promovuese do të mbahen edhe në këto kryeqendra të Shqipërisë: në Tiranë (23 Korrik), Shkup (30 Korrik), Preshevë (6 Gusht), Janinë (13 Gusht) dhe Tuz (20 Gusht).
Tahir Veliu

Ideator,

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar 

www.LevizjaLSHB.com

Check Also

“Ben Blushi është mik me ekstremistët e Agimit të Artë”, gazetari jep detaje

Koncerti i 24 majit në Pallatin e Kongreseve, që organizohet nga Top Channel ka bërë …

Leave a Reply