Kryefaqja / OPINION / Civilizimi i Danubit ( Kultura e Vinçes ) – Më e vjetra në botë !

Civilizimi i Danubit ( Kultura e Vinçes ) – Më e vjetra në botë !


Shkruan:Fahri Xharra 

Para se të kaloj në shtjellimin e temës e cila i rrëqethë historianët dhe arkeologët më në zë në botë të cilët me plot fakte e mbrojnë të vërtetën historike se gati çdo gjë filloi mu rreth Danubit dhe në jug te tij deri në Detin Egje; dua të shprehi indinjatën time si pjesëtar i një kombi , (të vetmit trashëgimtar të gjallë të kësaj kultureje dhe këtij civilizimi që jemi) të cilit nuk i intereson asgjë nga vetvetja në të kaluarën e largët . Kjo trashëgimi e madhe historike përvetësohet nga ardhacakët e djeshëm ( në krahasim me lashtësinë për të cilën po flasim ) kurse ne ,lëre që nuk i japim pesë pare për hulumtime por as nuk shkruajmë , as nuk i njoftojmë brezat e edhe më e keqja e mohojmë pa fije turpi. 

Jetojmë në një kohë që aspak nuk po ndryshon që 600 vjet :” Mos e përmend të kaluarën!”


“Fshehtësitë e qytetërimit rreth Danubit” (“The mysteries of the Danube Civilization”nga Harald Haarmann) , autori e dokumenton që Ballkani ishte i banuar nga një civilizim i cili e zhvilloi gjuhën e parë të shkruar . ( Nuk e di , se a nga mosdija apo nga porosia ai nuk e cekë se cila ishta gjuha e parë që u shkrua fxh.) Haarmann e quante këtë civilizim , kultura e “ Europës së vjetër “ e cila ekzistonte në tokat e Serbisë së sotme . Maqedonisë , Bulgarisë , Rumanisë , Greqisë . ( Pra. nuk ceket as Kosova e as Shqipëria . të mos harrojmë se Ulpiana që sot na takon neve ,ishte e kohës së Civilizimit të Vinçes )

Harmanni shkruan se sipas zbulimeve arkeologjike , mund të flitet lirisht për një kulturë shumë të vjetër, pra 7000 prKr. Ai është shumë i bindur kur thotë se bota nuk duhet më të flet për “Grekët e vjetër (Ancient Greek) por për “Europianët e vjetër “ (“Old European” ) ( prapë këtu një pyetje pë Harmannin se athua ai nuk paska dëgjuar për pellazgët ? )

Pra Kultura e Vinçes apo Civilizimi i Danubit është së paku 2000 vjet para atij Sumerian.

Kohëve të fundit në Nju Jork është hapur ekspozita “ Bota e Humbur e Europës së vjetër” , e organizuar nga bullgarët, për të cilet “New York Times “ shkruan se flitej për një qytetërim më të lashtë se ai romak , grek; bile edhe më i hershëm se ai i Mesopotamisë dhe Egjyptit.
( Shqiptarët të hutuar pas korrupcionit as që munden të paramendojnë organizmin e diçkaje të ngjashme . Mrika e Malësisë së Mirditës kishte thënë: “Me mbajt gjithkush shpi , Kola im do i mbante tri “. E kuptuat , besoj ? )
( New discoveries point out something really sensational: The Balkan area is the cradle of civilization, these lands were inhabited by a highly developed culture that is much older than the Mesopotamian civilization, says Deutsche Welle.)

Më vjen shumë keq që ne nuk përmendemi në kësi lloj ekspozitash, ku sipas Deutsche Welles , Ballkani është djepi i civilizimit europian e më gjerë.
Kush ishte Ballkani ? Cilët ishin banoret e parë të kësaj ane të botës?
Shqiptar , mbylle gojën se nuk je as për veti e as për ngjeti !

 

Referencat

– https://www.quora.com/Where-is-the-oldest-agricultural-cult-temple-in-the-world

-http://ancients-bg.com/category/ancestors/

-1992b Arheološka istraživanja višeslojnog praistorijskog lokaliteta Blagotin u selu Poljna istraživanja 1991 godine”

-. “Systematic surface collection from Blagotin”. 
Fahri Xharra,02.05.16

Gjakovë

 

Check Also

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët!

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe më Misterioz se …

Leave a Reply