Kryefaqja / OPINION / Identiteti Kombëtar – çfarë është ajo?

Identiteti Kombëtar – çfarë është ajo?

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Ne provojmë atë që është thelbësore brenda nesh dhe që nuk lidhet me botën e jashtme. Ashtu si rrezatimet e brendshme ato projektohen jashtë, kështu që nuk ka rëndësi objektive nëse i ndërtojmë në formën e miteve, rreziqeve, kënaqësive, zotave apo demonëve.

***

Të lexosh i shpërqendruar dhe pavëmendje është si të shëtitësh në një rrugë symbyllazi. Ne s`duhet të lexojmë sa për të harruar vetveten dhe jetën tonë të përditshme, por në të kundërt, për ta zotëruar atë rishtas, me më shumë vetëdije dhe pjekuri. S`duhet t`u afrohemi shkrimeve të mirëfillta si nxënësit e frikësuar mësuesve, as si pijaneci shishes, por siç u afrohen alpinistët Alpeve, si luftëtarët në arenë.

***

Për sa kohë që Identiteti Kombëtar Shqiptar konsiderohet si një ngjyrë e veçantë në një spektër të madh ndërkombëtar, ajo ka vlerë. Po jo vetëm kaq, ajo mund të jetë një forcë pozitive formuese. Askush tjetër nuk mund të zhvillojë gjuhën e tyre dhe vlerat e tyre pikërisht në këtë mënyrë, me traditat tona. Nëse duhet që vlerat universale të marrin miratimin nga ne, ata duhet të ngjyrosen nga jeta jonë e përditshme, gjuha jonë dhe traditat tona. Këtu qëndron vlera e kombëtares.

Pjesë e kritikës së sotme të nacionalizmit e portretizon këtë kinse ju mund të mbijetoni pa asnjë ngjyrë kombëtare dhe karakter lokal, por kjo është një iluzion.

Një ilustrim i kësaj është se organizatat që punojnë për të «drejtat e njeriut» në kontinente dhe vende të ndryshme, e kanë kuptuar se ata nuk fitojnë pranim për të drejtat ndërkombëtare para se ato janë të lidhura me normat, shprehjet dhe vlerat kombëtare ose lokale të vendeve ku punojnë. Puna e tyre pranohet vetëm atëherë kur njerëzit të kuptojnë se ajo ka të bëjë me ta.

Sot ajo është një pyetje e rëndësishme, si duhet për të kontrolluar kapitalin ndërkombëtar, llafi vjen për atë grek, arab-saudit dhe turk që derdhet në trojet arbërore për ndërtimin e kishave dhe xhamive, ku arkitektura dhe predikimet në to aspak nuk pajtohen me traditat se si e praktikojmë fenë në trojet tona, mënyrën tonë të jetesës dhe vlerat tona kombëtare. Nuk është e vështirë që shqiptarët të imagjinojnë se pa i lidhur këto kisha dhe xhamia me vlerat tona lokale dhe kombëtare, të “devotshmit tanë” aspak nuk mund të arrijnë në parajsë (“xhenet”).

Mafiozët e korruptuar shqipfolës nga radhët e qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve, që për shkak të përfitimeve personale lejojnë këso ndërtime bastarde, domosdoshmërish të shprehen publikisht para se të marrin vendimet politike dhe ekonomike për lejimin e Shërbimeve Sekrete të Huaja të na “lumturojnë” me kësisoj objektesh “fetare”.

***

Shqiptari duhet tërësisht të ndryshon personalitetin e skllavit, të shërohet nga indiferenca dhe kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, sidomos fqinjëve grabitqar, të kërkojë dhe të përpiqet për t`i dhënë një kuptim jetës së vet, për të dalë përmbi nevojat e thjeshta e të rëndomta të gjallesës. Domosdoshmërish të gjejë një mënyrë të re për t`i dhënë një kuptim ekzistencës, duke mobilizuar pasionet që inkurajojnë jetën, duke vënë në provë një kuptim jete dhe integrimi më të lartë se që kishte më parë. Përndryshe, diagnoza e tij mund të zbutet, por kurrsesi të shërohet. 

Akademikët dhe politikanët shqipfolës nuk reagojmë edhe kur fqinjët gjakatarë liliput të ardhur nga Karpatet e gjetiu, në sytë e botës na përshkruajnë të gjithëve si njerëz primitiv, jo autoktonë në trojet tona stërgjyshore, të zvetënuar dhe shumë të sëmurë mendërisht që akoma nuk ia kemi dalë në krye t`i japim një përgjigje më të mirë sfidës që kemi lindur njerëz, prandaj kemi marrë rrugën e gabuar në kërkimin tonë të shpëtimit.

Ne duhet ta duam Shqipërinë, më shumë se kurrë më parë. Liri. Barazi. Sovranitet. Identitet. Për kombin dhe qytetarin shqiptar.

***

Të nderuar simpatizues dhe lexues të letrave të mia,

Para disa minutash, derisa isha rreth përfundimit të kësaj teme, disa miq të mi qysh nga koha kur ishim kadetë në Akademinë Ushtarake në West Point, më lajmëruan se një mik dhe koleg i yni 38 vjeçar, para një ore, tragjikisht ka humbur jetën në një fatkeqësi komunikacioni. Shfrytëzoj rastin të shkruaj ca rreshta në gjuhën shqipe, që të ndaj dhembjen me ta.  

***

Të dashur miq,

Ne mbrojmë të drejtën e kujtimeve nga vitet e përbashkëta shkollore!

Ato ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë, vitet e respektit dhe keqkuptimeve, miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe ardhjes, shpërblimit dhe ndëshkimit, qortimit dhe faljes, gëzimit dhe pikëllimit, kishte çdo gjë, me përjashtim të urrejtjes.

I ndjeri, miku ynë L.G. do të vazhdojë të jetë përkrah nesh, figura e tij në zemrat tona do të na ndihmojë ta bëjmë dhimbjen forcë. 

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply