Kryefaqja / OPINION / Krenaria e Kombit Nuk Vritet Më Plumba e As Më Shtetrrethim, Por Krenaria  Qëndron Feniks i Pamposhtur!

Krenaria e Kombit Nuk Vritet Më Plumba e As Më Shtetrrethim, Por Krenaria  Qëndron Feniks i Pamposhtur!

Po bëhët një vit kur gjëmuan krismat e para të lirisë pas luftës së shenjtë që kishte zhvilluar Ushtria e Lavdishme Kombëtare (UÇK) ku Marrëveshja e Ohrit nuk i realizoi kërkesat e popullit shqiptar për liri dhe të drejta kombëtare si popull shtet-formues në krijesën artificiale të quajtur ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Shqiptarët mbas marrëveshjes së Ohrit ju nënshtruan diskriminimit, burgosjeve, shantazheve , vrasjeve dhe ndjekjeve e persekutimeve prandaj në këtë Shqipëri Lindore të pushtuar nga sllavomaqedonët. Domosdoshmërisht lindi nevoja që të bëhët një rezistencë aktive dhe krismat e para jehuan në Lagjen e Trimave në Kumanovë detyrimisht nga një shtetrrethim të ndihmuar edhe nga shtetet fqinje si Serbia e shërbimet sllavo-ruse e të ndihmuar edhe nga ndonjë trathëtar i shitur të këto shërbime ku u vranë nëntë luftëtarë të lirisë të cilët e fituan përjetësinë në altarin e Atdheut.


Lavdia e sakrificës dhe e luftës për liri dhe të drejta kombëtare domosdo që do të nderohet dhe përkujtohët nga bijët e këtij kombi të martirizuar prandaj sot anëtar dhe simpatizant të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar në fshatin Tuhin të Kërçovës ngritën një Pllakat gjigante në hyrje të këtij fshati më Hartën e Shqipërisë së Bashkuar në nderim të një vjetorit të luftës së Kumanovës dhe në përkujtim të 12 Majit të vrasjës së Komandant Kushtrimit Harun Aliut duke u zotuar së do ta vazhdojnë rrugën e lavdishme që trasuan Dëshmorët për Bashkimin e Shqipërisë . Lavdi Dëshmorëve të Kombit.


Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Leave a Reply