Kryefaqja / KULTURË / KUMANOVA THËRRET BASHKIMIN DHE LIRINË

KUMANOVA THËRRET BASHKIMIN DHE LIRINË

Kumanova thërret bashkimin dhe lirinë,

thërret kombin , thërret Shqipërinë,

thërret Kosovën , thërret fuqishëm Çamerinë ,

motra ime e robëruar Luginë, Plavë, Gusi me rrethinë,

Iliridën motrën tuaj barbarët sllav duan t’a përpijnë,

ne në Lagjen e Trimave në Kumanovën heroike,

një zë të vetëm e lëshuam për tërë shqiptarinë,

me plumba dhe trimëri rrezatim për ardhmërinë,

dhe kushtrim për bashkimin me Nënë Shqipërinë,

legjendarët nëpër fronte zbardhnin qiellin

për bashkimin dhe lirinë, një të vetme

të bashkuar , duam ta bëjmë që tani Shqipërinë,

shumë nga ne kanë rënë heroikisht me barbarinë,

shumë prej nesh po i vuajmë nëpër burgje,

tortura, tmerre dhe qelinë, të prangosur sërish ne

i thërrasim komb atdhe që të gjithë për bashkim dhe liri,

ne jemi bijtë e tu sy patrembur Kosovë Shqipëri,

po qëndrojmë edhe këtu heroik këmbë e duar

të lidhur me tërë fuqinë ,edhe kushtu po luftojmë

të prangosur ne zemer shqiponjë me sllavo barbarinë ,

bëni bashkë ju politikë ,punë dhe dije dhe fuqi,

ndalni , ndalni mbi ne këta të pa shpirt , horra të zi,

janë të njëjtit që u hodhen përmbi shqiptari,

si ngop dot as hegjemoni, dhunë, barbarë,

mbi shqiponja të një gjaku , të një atdheu plotë krenari,

më një zë ju therrasim nga këtu në qeli ,

Kosovë , Shqipëri ,flisni qartë dhe vendosur me barbari,

të gjithë shqiponjat e pragosura sa më parë

nxirni shpejt ju në liri, s’durojmë dhunë ,as barbari,

gjithë shqipnjat janë kuq e zi, mos

na shtini në luftë përsëri, duam paqe edhe qetësi,

legjendarët ju na i leni të gjithë shpejt në liri,

dhe për të rënët do të mbani rëndë përgjegjësi,

le ta dini farë mirë, gjaku i tyre i derdhur në fronte

dhe ne në torturat , burg edhe qeli,

janë këtu kushtrimi dhe fillimi për bashkim

komb atdhe për një të vetme , të bashkuar Shqipëri.

këtë s’ se ndalin dot as tortura, as barbari ,

as burgosje , dhune ,as tradhëti dhe as qeli ,

IIlida është pjesë e një gjaku , një atdheu Shqipëri,

ju legjendar dhe qëndrestarë me ju përherë krenar

një komb , një atdhe gjithë Shqipëri,

këto vargje ju dhe të rënët në këtë betejë

m’i mbushni plotë frymëzim dhe madhështi,

heroizmin dhe gjakun tuaj t’a bekojë

dhe lartesojë Zoti Ynë me një të perbashkuar

dhe të vetme rrezeartë një Shqipëri.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

Check Also

Vështrim libri: “E VËRTETA BËN ARMIQ” të autorit Xhemil Zeqiri

Shkruan: Avdi Ibrahimi Publicistika opinioniste e Xhemilit, sjell një risi autoriale ku shkrihet ngjarja politiko-historike …

Leave a Reply