Kryefaqja / OPINION / Kush janë dardanët që themeluan Trojën

Kush janë dardanët që themeluan Trojën


Elena Kocaqi
Dardanët, ishin fis trojan dhe ilir.
Sipas të dhënave të autorëve antik, ku së pari citojmë Strabonin: “… Dardania e Azisë së Vogël, është themeluar nga dardanët e Ilirisë”(The geography of Strabon, botuar në 1917 nga Leob Classical Library, Libri VII, paragrafi 48).
Ndërsa autorët romak tregojnë qartë se dardanët e Ilirisë janë ata të Trojës, kur flasin për origjinën nga dinastia e Trojës, si perandori ilir me origjinë dardane, Klaudi II.(Ilirët dhe Iliria f.325).
Sipas Diodorit të Siçilisë: “Dardani është biri i Zeusit me Elektrën të bijën e Atlasit dhe vëllai i Harmonis, nënës së Ilirëve.”(Diodor Sicilius, lib V. f.48). I biri i Dardanit ishte Eriktoni që pati për djalë Trosin emrin e të cilit mban Troja, pasardhës i tij ishte Ili që themeloi Trojën. Ili ishte gjyshi i Priamit.
Dardani i ka dhënë emrin e vet Samothrakës. Pasardhësi i tij Eriktoni dhe Bateia bëhen mbret të Thinës(R.Bell, 1989 f.98)
Një traditë e quan Dardaninë, si Pallasin të birin e Lykaonit(Servius a Virgjil, Eneide, II, 325; IX,10) Pallasi, është një nga bijtë e Ilirit Lykaon,(Halicarnasis I.68) Jasoni është Gazeta Kritika 33 vëllai i Dardanit dhe i Harmonis, nënës të Ilirëve.(Tab, Gjenealogjike nr.7 Diodor de Sicile, V,48).
Dardanët gjenden në Iliri, Trojë, në Itali, ndërsa pasardhësit e tyre shkojnë deri në Angli dhe Belgjikë. Pra, nga të dhënat që sjellin autorët antik, dardanët e Trojës janë të njëjtë etnikisht me dardanët e Ilirisë dhe ata janë me origjinë pellazgo-ilire pasi dalin si pellazg, ilir dhe trojanë.
Fisi dardan i Ilirëve (që sot quhet me emrin sllav Kosovë) është në territoret e tij etnike dhe përbën një pjesë të konsiderueshme të atij që quhet komb shqiptar.
Pra në botën antike, dardanët e Ilirisë, me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njëjtin emër që jetonte në viset e Azisë jug-perëndimore dhe që emrin e të cilëve e mori krahina e Dardanisë nga rrjedh edhe sot emri i Dardaneleve.
Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vendosja e tyre në Romë pas luftës, është përjetësuar në “Eneidën” e Virgjilit. Ndërsa emigrimi i tyre më tej për në Britani, është përjetësuar nga Geofrey of Manmonthis me “Historia e mbretërve Britanik”.
Sot historianët më serioz, e kanë pranuar lidhjet midis dardanëve të Ilirisë dhe të Trojës, pasi kjo mbështetet dhe nga burimet historike, por dhe nga vetë emri që ka kjo krahinë shqiptare që sllavët e quajnë Kosovë. Ky fis i lavdishëm ilir i mbijetoi dyndjeve barbare duke ruajtur etnicitetin dhe gjuhën ilire.
Dardanët janë vetë dardanët e Ilirisë që kanë themeluar Trojën. Ata janë themeluesit e njërit prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis dardanësh u themelua edhe Roma që u bë perandori disa shekullore. Nga dardanët e Ilirisë kanë dalë disa perandorë si, Klaudi II, Konstandini i Madh, Justiniani i Madh etj.

Check Also

KOALICIONI NË MES LËVIZJES BESA DHE APSH-së

Koalicioni në mes Lëvizjes BESA e udhëhequr nga z.Bilall Kasami me Aleancën Për Shqiptar e …

Leave a Reply