Kryefaqja / LAJME / SPORT / Nuri Seferi ka mposhtur boksierin serb Dusan Krstin. “Këtij këtu, me çetnikun në gjoks, ia tregova shqipen e vërtetë”

Nuri Seferi ka mposhtur boksierin serb Dusan Krstin. “Këtij këtu, me çetnikun në gjoks, ia tregova shqipen e vërtetë”

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar pa problem meçin kundër boksierit serb Dushan Krstin, që u zhvillua në Olten të Zvicrës, duke e mposhtur në raundin e gjashtë.Seferi dominoi nga raundi i parë, duke qenë vazhdimisht në ofensivë, ndërsa rriti ritmin në raundin e katërtë dhe të pestë kur disa herë goditi fuqishëm kundërshtarin, që megjithatë arriti të mbijetojë.

Mirëpo i vetëdijshëm se serbi dukej i plagosur në forcën e tij, Seferi vazhdoi sulmet dhe pas disa goditjeve të vazhdueshme në raundin e gjashtë detyroi kundërshtarin të dorëzojë luftën, duke gëzuar mijëra shqiptarë që ndiqnin nga palestra Standthalle në Olten të Zvicrës.

Check Also

Shqipëria drejt Botërorit 2018, FIFA dënon Spanjën?

Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm …

Leave a Reply