Kryefaqja / PERSONALITETE / Shën Konstandini ishte perandori me origjinë ilire

Shën Konstandini ishte perandori me origjinë ilire

Shën Konstandini ishte perandori me origjinë ilire që udhëhoqi perandorinë romake nga 306-337. Konstandini ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës.I lindur në atë pjesë të Ilirisë, (Nish), që sot është pushtuar nga barbarët serbë, rreth AD 274-337. Një perandor që sundoi 31 vjet-emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Konstandin do të thotë “i palëkundur”, “i qëndrueshëm”, “konstant” në latinisht. Ishte djali i Komandantit ilir Constantinus Chlorus . Në vitin 305 ai ishte bashkëperandor. Një vit më pas u bashkua me të atin në Britani.
Konstandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: “Objektivi kryesor i Konstandinit qe të ishte zot në gjithçka”. Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Konstandini “i Madh” për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Konstandinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.
Konstandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstancit, njëri nga 4 tetrarkët. Konstandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndjekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin. Konstandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë perandorinë, atij iu desh të mundte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Duke hedhur poshtë paganizmin, Perandori nuk lejoi që kryeqyteti i Perandorisë të qëndronte në Romën antike, që kishte qenë epiqendra e paganizmit. Ai e transferoi kryeqytetin në Lindje, në qytetin e Bizantit, që u mbiquajt Konstandinopojë (qyteti i Konstandinit), sot Stambolli.

Check Also

MUJA DHE HALILI I DITËVE TONA…Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj-NATO

Pushteti nga ana shqiptare,në shtetin sllavo-maqedon, përbëhej nga partia e BDI-së e cila në gjirin …

Leave a Reply