Kryefaqja / OPINION / Hasan Tahsini filozof i shquar, dijetar i gjithanshëm, rektori i parë i Universitetit të Stambollit

Hasan Tahsini filozof i shquar, dijetar i gjithanshëm, rektori i parë i Universitetit të Stambollit

 

 

Agim Vuniqi
Hasan Tahsini ishte një filozof i shquar, jo vetëm në një degë, por një dijetar i gjithanshëm. Ky filozof dhe enciklopedist kaq i madh i shekullit të kaluar kishte një kulturë kaq të gjerë saqë studionte me kompetencë në fusha të ndryshme, që nga logaritmet e deri te astronomia. Ai e njihte shumë mirë edhe filozofinë e iluministëve francezë.

Ai ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit, i cili ka pasur një rëndësi të madhe në Sulltanatin Osman. Aty jepnin mësim profesorë që vinin nga vende të ndryshme si Damasku, Kajro dhe Teherani. Hasan Tahsini ishte edhe një patriot i madh. Ai punoi me alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga të tjerët, për të treguar kështu personalitetin e kombit tonë.

Hasan Tahsini la një pasuri të çmuar për ne, e cila konsistonte si në libra ashtu edhe në nxënës. Këta ishin shqiptarë dhe turq. Librat e tij kishin një vlerë të madhe për kohën, sepse ishin të parat të shkruara në Sulltanatin Osman dhe në botën islame. Vlera e tyre konsistonte në pikëpamjen islame të shpjegimit të teorive shkencore dhe filozofike.

Mirëpo, ai ende vazhdon të ketë përsëri fatin e keq për t’u njohur ashtu si duhet në vendin tonë, si dhe të marrë vendin që i takon në botën islame si një filozof dhe shkencëtar musliman.

Shpresojmë që sa më shpejt në të ardhmen ai të zërë vendin që i takon.

Check Also

Ndikimi rus në Shqipëri, Pentagoni: Rreziku ju vjen edhe nga…jugu

Nga Xhildinho Ozuni Qeveria shqiptare ka kërkuar prezencë ushtarake në Tiranë, e shqetësuar nga “rreziku …

Leave a Reply