Kryefaqja / LSHB / Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar kërkon unitet pa dallim feje, krahine apo ideologjie

Jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar kërkon unitet pa dallim feje, krahine apo ideologjie

Tahir Veliu 

29 Korrik 2015

Procesi i pashmangshëm për jetësimin e shtetit kombëtar të shqiptarëve – Shqipërisë së Bashkuar kërkon unitet politik mbarëkombëtar pa dallim feje, krahine apo ideologjie. 
Shqipëria e Bashkuar si domosdoshmëri e kohës dhe si alternativa e vetme e realizimit të objektivave kombëtare është e lidhur ngushtë me një organizim të shëndoshë politik mbarëshqiptar. Nevoja e unitetit kombëtar është e domosdoshme për shkak të rrethanave historike në të cilat po jetojmë dhe përgjegjësinë historike të cilën po e bartim mbi supe. 
Në këto rrethana, kur fati i realizimit të objektivave kombëtare është më i kapshëm se kurrë, tendencat e shërbimeve sekrete sllavo-greke për prishjen e tolerancës fetare dhe nxitjen e përçarjeve fetare kanë vetëm një qëllim; sabotimin e çështjës kombëtare. Shqipëria e Bashkuar është mbi të gjitha!

Check Also

“Skënderbeu” me Gardë Nderi në Prishtinë, do ta marrë përsipër Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, tashmë do të nderohet me një Gardë Nderi në …

Leave a Reply