Kryefaqja / OPINION / Mediat serbe në panik: A do të kthejnë shqiptarët tokat e tyre deri në Nish?

Mediat serbe në panik: A do të kthejnë shqiptarët tokat e tyre deri në Nish?

Gazetat serbe shkruajnë se shqiptarët po vazhdojnë të provokojnë serbët, dhe provokimet më të reja sipas, gazetave, janë pasqyruar në shkrimet e medieve shqiptare, të cilat thonë se kanë dëshmi se Nishi gjithmonë ka qenë qytet i tyre.
Media serbe duket e shqetësuar nga shkrimet e medieve shqip, pasi shkruan se një portal nga Presheva, pretendon se Nishi ka qenë gjithmonë qytet i pastër me shqiptar, por më pas është spastruar etnikisht nga serbët, si pasojë e një marrëveshje të dikurshme në mes të Serbisë dhe Turqisë, transmeton lajmi.
Portali serb, duke iu referuar shkrimit të portalit shqiptar, thotë se aty është postuar një fotografi si dëshmi, ku tregohet sesi shqiptarët nga Nishi në vitin 1912 janë dëbuar nga Serbia.
“Ata gjithashtu pretendojnë se deri në atë kohë në Serbi kanë jetuar mbi 100.000 shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur diku mbi 5.000!

Ky është një tjetër provokim nga shqiptarët, ndërsa kujtojmë se shqiptarët katolik nga Kosova, kanë argumentuar se manastiret dhe kisha ortodokse serbe në fakt janë tempujt e tyre të vërtetë të cilët kohë më parë ua rrëmbyen serbët, dhe tani kërkojnë që disa nga objektet serbe tu kthehen atyre dhe nga aty të dëbohen priftërinjtë ortodoksë”.
“Në fshatin Gjonaj afër Prizrenit në Kosovë, gjendet kisha ortodokse e vjetër 1.000 vjet, për të cilën banorët lokal thonë se në fakt është një kishë katolike. Shqiptarët i referohen historisë së tyre para se të konvertoheshin në mysliman (islam), duke thënë kështu se kisha është e tyre dhe se i është rrëmbyer, dhe tani kërkojnë që ti kthehet atyre”, shkruajnë ndër të tjera mediat e Serbisë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

“As në çadren e opozitës, as në godinen e Qeverisë”

Duke pare nje foto… Prof. Dr. Lisen Bashkurti Te pasurit ndotin, te varferit pastrojne! Deri …

Një koment

  1. Sigurisht se jane ne panik, edhe mediat serbe pore , edhe politika dhe qarqet intelektuale serbe e posaqerisht , Akademia Serbe e Shkences dhe Artit ( SANU ) pore edhe KOS ( kisha ortodokse serbe ) jane panik.Dite me pare, ministri serb per Kosoven , njifar Gjuriqi i gjore , ne panik do te deklaroje se Edi Rama paska shprehe gjoja pretendime teritoriale ndaje Serbise.Te njejten deklarate e jepe edhe njifar Vulini i degjeneruar dhe keshtu , varg e vije , serbet njeri pase tjetrit , si nji orkester i dezakorduar shprehen frigen e tyre per humbje teritoresh
    Por, teritore humben shqiptaret.Ti kujtojme keta qarrapan serb qe gjnden ne panik se kure Serbia ishte nen protektoratin francez pra , ne acarrin e dimrit 1876 /77 , soldateska serbe nen komanden e Obrenoviqit , deboi nga Sanxhaku i Nishit mbi 600.000 shqiptar etnik civil te paarmatosur , nga me shume se 700 lokalitete etnike shqiptare ( fshatra dhe qytete ) me nji terror te papare deri ateher ku , nga tyta e armeve dhe acarri i madh , u vrane mbi 50.000 gra , pleq e femije , masaker e cila ishte pershkruar edhe nga kronist serb te kohes.Shqiptaret e debuar morren rrugen per ne Amerike , Turqi , Kosove dhe Shqiperi dhe , kahedo qe shkuan u quajten MUHAXHER ose , refugjat te debuar me dhune.Keshtu , vetem per me pake se nji vit , te vitit 1876 – 1877 u pastrua nji teritor etnikisht shqiptar dhe pa humbur kohe , ky teritor u kolonizua me serb te ardhur nga gjitha viset e Serbise dhe Mbreterise Jugosllave duke u paisur nga shteti serb me tapi te pronave te shqiptareve te shpronsuar
    Ata , pra serbet , e dijne se Nishi ose , Nisja ( e kufirit te trojeve shqiptare ) , Krushevci ose Krusheva , Vranja ose Vranina, Rrashka ose Rrasa , Toplica , Kurshumlia , Novi Pazari ose Pazari i Ri …jane disa nga lokalitetet te cilat serbet heret a vone duhet te na i kethejne dhe. , pasi ata e kane nuhatur se duhet ta bejne kete ne nji te ardhme shume te afert , ata i ka kape nji panik i madh dhe ,e sulmojne Kr/ ministrin shqiptar Edi Rama per pretendime teritoriale karshi Setbise kure ai u prezentua me nji ekspoze ne mbledhjen e dy qeverive , te Kosoves dhe Shqiperise e mbajtur ne Prishtine