Kryefaqja / OPINION / Po përgatitet shpallja e “Zonës së Lirë” në pjesët shqiptare të Maqedonisë?! 

Po përgatitet shpallja e “Zonës së Lirë” në pjesët shqiptare të Maqedonisë?! 

Ministri për Punë të Brendshme Mitko Çavkov në intervistën “Vo centar” në pyetjen e gazetarit nëse është e vërtetë se “një grupë terroriste ka hyrë ose është dashur të hyjnë në Maqedoni nga Kosova për ta shpallur pjesën veriperendimore territor të lirë dhe më pas t’ia bashkangjesin Kosovës”, ka deklaruar:
“Në përgjithësi ne si shërbim, si polici, në kontinuitet përcjellim ato aktivitete, mbledhim, analizojmë dhe vlerësojmë informacione në atë kontekst, dhe, ja, unë me përgjegjësi vërtetoj se në kontinuitet ka asi informacione, tendenca dhe qëllime për akte terroriste dhe në kontekstin e qëllimeve për lirimin e një pjese të pjesëmarrësve të involvuar në rastin “Lagjja e trimave”, duke mos demantuar një deklaratë të Stevçe Jakimovskit se “para ca kohësh ministri Oliver Spasovski ka gënjyer se helikopterët kanë fluturuar gjithë ditën duke kërkuar migrantët, por në të vërtetë ka qenë rreziku nga një grupë prej 40 persona mirë të armatosur që kanë pasur qëllim kidnapimin e personave të afërm të politikanëvë të lartë shtetërorë dhe lirimin e të arrestuarëve nga rasti i Kumanovës nga burgjet”.

“Ka tendenca dhe interes të vazhdueshëm nga individë nga Kosova për ndjekjen e ndodhive në lidhje me rastin gjyqësor në lidhje grupin terrorist të Kosovës të lidhur me rastin e Kumanovës dhe në kontekst me qëllimin për lirimin e tyre eventual, prandaj edhe kemi përforcim të sigurisë” – ka deklaruar ministri i brendshëm Çavkov. Ai gjatë emisionit ka deklaruar edhe se sulmet e mëparshme ndaj stacionet policore, gjykatave dhe qeverisë, në një kontekst më të gjërë kanë qenë të lidhura me ndodhitë e Kumanovës e që kanë pasë për qëllim destabilizimin e vendit.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Skandaloze: Shqipëria ekstradon në serbi ish ushtarin e UÇK-së!

Drejtësia shqiptare  ka vendosur ekstradimin drejt Serbisë të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder …