Kryefaqja / OPINION / Rama-Çamëve: Po punojmë të heqim ligjin e luftës, por mos prisni të hedh rrufe ndaj Greqisë

Rama-Çamëve: Po punojmë të heqim ligjin e luftës, por mos prisni të hedh rrufe ndaj Greqisë

*Rama në Kongresin e PDIU: Shpëtim, gara me mitet prish fqinjësitë! Duhet patriotizëm modernTIRANË-Fjalimit të Shpëtim Idrizit në Kongresin e PDIU, iu përgjigj me një fjalim kryeministri Edi Rama i ftuar në këtë eveniment. Rama nuk kurseu kritikat plot batuta, ndërsa kreut të PDIU iu drejtua si mik direkt me emër, duke e thirrur gjatë gjithë fjalës; Shpëtim!.

Lidhur me pretendimet ndaj Greqisë, Rama u shpreh se gara me mitet nuk i ka sjellë asnjë të mirë fqinjësisë së vendeve, dhe se kjo garë i përket së shkuarës. Sipas Ramës, vendit i duhet një patriotizëm modern.
“Jam i kënaqur që ndodhem në një grupim të lindur Çam, por të zhvilluar tej kësaj partie. Gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë mes fqinjësisë mes vendeve popujve, gara se kush i ka më të mëdhenj heronjtë e së shkuarës, është një garë që i takon sëshkuarës,

gara me mitet asgjë të mirë fqinjësisë e komuniteteve. Gara me mitet i takon së shkuarës. Vendit i duhet patriotizëm modern,

patriotizëm që merr energji nga kombëtarja e që shumëfishohet nga heqja e barrierave mes shqiptarëve. Një patritotizëm që i shërben për mirë vendit. Interesi kombëtar jo një interes pathosi. Interesi kombëtar një sinergji pozitive që duhet të na bashkojë”.
Kryeministri ndër të tjera u shpreh se, qeveria që ai drejton do të ndërmarrë një fazë me rëndësi të madhe, për të zgjidhur një kërkesë të vazhdueshme të çamëve. Heqjen e ligjit të luftës të Greqisë, ndaj Shqipërisë.

“Kjo qeveri hapi me seriozitet një cështje që të gjithë bënin sikur nuk e shikonin. Jemi në një luftë me Greqinë dhe në një traktat paqeje. Faza e re e marrëdhënies ku duam të shkojmë përfshin heqjen e ligjit të luftës. Një standart të ri, që nënkupton se ka vdekur ajo kohë kur fqinji i pasur tregon se cfarë është e mundur dhe e pamundur”.
Rama tha se pavarësisht se është një mbështetës i cështjes Çame, ai nuk do të dalë kundër Greqisë, me të njëjtat tone si Idrizi.

“Mos prisni të hedh rrufe ndaj Greqisë, nuk kemi as mandat të bëjmë punët e Perëndisë, por me lejoni të them me krenari, Shpëtimi e di më mirë nga të gjithë, unë jam kryetar i një partie të parë shqiptare që cështjen came e futi në programin e vet, jam me krenari kryetari i parë i një partie shqiptare që ka treguar vendosmëri në kërkesën për reciproritet.
Megjithatë kreu i qeverisë i quajti dashamirëse, kritikat e Idrizit.

“Shpëtimi ishte dashamirësisht kritik ndaj meje, e bëri këtu në pallatin e sporteve e bëri fiks këtu ku ka qenë fiks koshi i basketbollit. Në basketboll gjuan më i gjati, pason më i shkurtri.

Gjuatjet e shpëtimit janë të mirëseardhura dhe më siguri kanë efektin e dobishëm që të mos kënaqem me gjatësinë time.

Ju falenderoj që më ftuat në këtë kongres rrënjëlëshues, dhe mundësia për të mbajtur këtë fjalë është një privilegj. Dhe falënderoj Shpëtimin që foli aq gjaë se nuk do ankohet njeri që fola më gjatë se të gjithë këtu.

Falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur këtu për të begenisur këtë eveniment të rëndësishëm”.
Megjithatë Rama nuk harroi shprehjen e Idrizit se ‘anëtarësimet në PDIU nuk janë klientelë, por të vërteta’, ndaj ia ktheu me të njëjtën monedhë mbi, zgjedhjet qe u zhvilluan se fundmi, për kryetarin e ri të PDIU.

“Unë e ndjek me vëmendje rritjen e PDIU, do kishim dëshirë që ti merrnim ne ato vota e mos ti merrnit ju, por mos kujtoni se i kam vetëm unë merak ato vota. E solla këtu këtë fakt, e vlerësoj dhe atë fitore të bashkive ku fituat ju, sepse në aktivitetet tuaja të fundit, ishin tubime në zona të Shqipërisë ku nuk ka komunitet Çam dhe pjesëmarrja masive me votimet tuaja 1 anëtar 1 votë për kryetarin e ri të PDIU. Tani unë i pranoj kritikat e tua, por dhe ti të miat, Halilin ((Halil Hysenin, kandidat per kryetar te PDIU) e zgjodhe ti për merak, dhe fakti se e zgjodhe ti, mendoj se ke ende shumë për t’i dhënë PDIU-së”.
E ndërsa këshillës së Idrizit që Rama të mos bëjë pazar me Bashën mbi Reformën në Drejtësi, kryeministri iu përgjigj se; ‘nuk ka kompromis mbi hedhjen në erë të sistemit të korruptuar’.

“PDIU është një parti që ka dhënë kontribute të rëndësishme në reformën administrative territoriale. PDIU votoi reformën i hapi rrugë modernizimit të qeverisjes vendore në Shqipëri. Për të krijuar kushtet që Reforma në Drejtësi të votohet, unë dhe kryetari i LSI po bëjmë cdo përpjekje për të, por nuk ka kompromis mbi hedhjen në erë të sistemit në drejtësi. Nuk ka kompromis mbi hedhjen në erë të sistemit të korruptuar. Java e ardhshme, java e së vërtetës, PS, LSI, PDIU mbështet pa ngurrim draftin e dakortësuar me SHBA e BE.
Batutat

-Falënderoj Shpëtimin që të takohem me Shoqërinë Vatra se mua Vatra me sheh si një njeri të dyshimtë.

– PDIU është motra e vogël e një koalicioni të madh politik, me ambicie të shpallura kombëtare, paraardhëse të saj shumë të denjë, por pak të njohur, e teksa pashë këtu Mesilën të veshur perfekt me ngjyrën e Rilindjes, (Salla shpërthen në të qeshura), nuk kam sesi të mos e nis me Preng Gjokën.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …