Kryefaqja / LAJME / SPORT / Shqipëria kualifikohet nëse ky ekip fiton kundër…

Shqipëria kualifikohet nëse ky ekip fiton kundër…

Shqipëria do të presë ndihmë nga Gjermania në ballafaqimin e saj me Irlandën e Veriut në kuadër të Grupit C.Shqipëria duhet të fitojë ndaj Rumanisë në Lyon të dielën. Por, jo vetëm kaq.
Skuadra kuqezi do të varet edhe nga rezultatet e grupeve tjera në “Euro 2016”, për të shpresuar në kualifikim të mëtutjeshëm. Një prej atyre ndeshjeve me interes do të jetë ballafaqimi i Gjermanisë me Irlandën e Veriut në kuadër të Grupit C.
Gjermania ka katër pikë, aq sa edhe Polonia. Por, irlandezët kanë tri, pas fitores së befasishme ndaj Ukrainës, përcjell “Lajmi.net”.
Andaj, Gjermania duhet të fitojë me rezultat bindës ndaj Irlandës së Veriut – që aktualisht ka golaverazh +1 për dallim nga -3 të Shqipërisë – në mënyrë që ekipi kuqezi me një fitore ndaj Rumanisë të arrijë të zë një prej katër pozitave të treta më të mira.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Ergys Kaçe godet, ja mesazhi i tij

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, ka lansuar një sulm të pa parë ndaj shqiptarëve që luajnë …