Kryefaqja / LAJME / SPORT / The Sun: Mrekullia Shqipëri, duam të qëndrojë në Euro

The Sun: Mrekullia Shqipëri, duam të qëndrojë në Euro

Emocione në fushë dhe në tribuna. Edhe pse me dy humbjet në ndeshjet e para të grupit, Shqipëria nuk do të kalojë pa lënë gjurmë në Kampionatin Evropian.

Të gjitha mediat botërore janë të dashuruara me Kombëtaren, me lojtarët që japin gjithçka në fushë për fanellën dhe me tifozët që kanë dhuruar spektakël në ndeshjen në Lens dhe Marsejë.
NINTCHDBPICT000244912817
Më e fundit që i shtohet listës së admiruesve të Shqipërisë është The Sun. “COME ON AL-BABE-IA” titulli i përdorur nga tabloidi britanik, që njihet për lojën e fjalëve, duke iu referuar në këtë rast tifozeve bukuroshe të kuqezinjve.
Group A France vs Albania
“Shqipëria është në prag të eliminimit nga Euro 2016, por ne dëshirojmë që ata të qëndrojnë”, shkruhej në hyrje të artikullit të The Sun.
Tabloidi citonte se pjesëmarrja e Kombëtares së drejtuar nga Gianni de Biasi në evenimentin në Francë, në vetvete përbën një “mrekulli të vogël”, me kuqezinjtë që përmbysën të gjitha parashikimet duke u kualifikuar direkt në Kampionatin Evropian.
Albanias supporters react as they watch the Euro 2016 football match between France and Albania at the fan zone on Tiranas main boulevard on June 15, 2016. / AFP PHOTO / STRINGERSTRINGER/AFP/Getty Images
The Sun nënvijëzonte se mbështetja e jashtëzakonshme e tifozëve të Shqipërisë ishte një spektakël më vete, mbi të gjitha në ndeshjen e luajtur në Marsejë me Francën.
Albania supporters cheer prior to the start of the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, Wednesday, June 15, 2016. (Tibor Illyes/MTI via AP)
E kur verdikte të tilla vijnë nga anglezët, që njihen për pasionin dhe spektaklin që dhurojnë në tribuna, e kupton që pavarësisht rezultateve në fushë dhe si do të mbyllet sfida e fundit në grup me Rumaninë, Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj.
An Albanian fan claps as she waits for the start of the Euro 2016 group A football match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille on June 15, 2016. / AFP PHOTO / Valery HACHEVALERY HACHE/AFP/Getty Images

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Abdurrahman Roza Haxhiu dëshmorë i fushës së blertë shqiptare

Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu,siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës …