Kryefaqja / OPINION / Zaev: Marrëdhëniet tona miqësore me Serbinë s’guxojnë të prishen për Kosovën

Zaev: Marrëdhëniet tona miqësore me Serbinë s’guxojnë të prishen për Kosovën

Qeveria e Maqedonisë panevojë ka prishur raportet miqësore me Serbinë kur ka votuar në Unesko që kishat e serbëve t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare, kështu ka vlerësuar në intervistën e tij dhënë mediave serbe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, njofton Zhurnal.
”Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ai proces ka mbaruar, por Maqedonia duhet të jetë shumë e kujdesshme kur është në pyetje ndonjë cështje jashtë politikës e vecanërisht religjioze e megjithatë kur bëhet fjalë për një popull mik sic janë serbët”, ka theksuar më tej Zaev.
Ai mes tjerave ka folur edhe për problemet në vend mes serbëve dhe shqiptarëve rreth vendosjes së përmendores së Mbretit Dushan në qendër të Shkupit dhe se sipas tij e gjithë kjo është bërë për të mbledhur poena në teren partia e ish kryeministrit Gruevski.
Kur bëhet fjalë për raportet mes Serbisë dhe Maqedonisë sipas tij ato duhet të jenë shumë në formë ashtu si edhe me vendet tjera fqinje.
”Vendet fqinje duhet të jenë miqtë e parë të Maqedonisë nëse duam që Europa të na pranojë si të tillë, bota na njeh ashtu”.
Ai akuzoi qeverinë e Gruevskit se ka prishur raportet fqinjësore mes vendeve si me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë e Shqipërinë.
”Nuk ka mundësi që të gjithë të jenë fajtor e ne më të mirët. Mardhëniet diplomatike duhet të jenë në nivel të lartë dhe duhet të jetë si urë lidhëse për ne”, ka shtuar më tej Zaev.
Sa i përket cështjes së emrit Zaev thekson: ”Hapi i parë që duhet është të shtrihet dora e pajtimit dhe të ndalohen provokimet, Greqia mund edhe 200 vjet të ketë këtë problem e ne duam të jemi pjesë e BE dhe NATO, e pa zgjidhjen e problemeve nuk mund të shkojmë. Serbia e SHBA na kanë njohur me emrin që kemi, nëse Greqia nuk na njeh atëherë mund të meremi vesht që në nivel ndërkombëtarë ajo të na njohë me një tjetër emër”, shton për fund Zaev.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Xhevat BISLIMI : KËRCËNIM PËR LIRINË DHE SIGURINË E KOSOVËS PËRBËN SERBIA!

  Deputeti Xhevat BISLIMI (aktualisht kandidat për Kuvendin e Kosovës në listën e VETËVENDOSJËS- 43) …