Kryefaqja / LAJME / LSHB dhe Platforma për Shqipëri të Bashkuar u promovua në Tiranë

LSHB dhe Platforma për Shqipëri të Bashkuar u promovua në Tiranë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, e cila synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar u promovua në Tiranë. Në këtë promovim morrën pjesë delegatë nga gjitha trojet shqiptare dhe mysafir. 
Në këtë takim u bë prezantimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. 
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu në fjalimin e tij deklaroj: “Ne kemi ardhur në këtë takim për t’i thënë jo kufijve të imponuar që ndajnë shqiptarët në 6 pjesë, ne jemi këtu për t’i treguar klasës politike shqiptare se NE nuk pajtohemi me këtë gjendje të kombit. Hasan Prishtina me të drejt të plotë ka deklaruar se “Luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit do t’a ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe bashkohet kombi im!”, prandaj edhe sot këtu nga Tirana u’a bëjmë me dije të gjithve se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk pajtohet me politikat e tjetërsimit, shtypjes, asimilimit, dhe tkurrjes së trojeve shqiptare. Ne sot jemi mbledhur këtu të organizohemi rreth LSHB-së për të vazhduar procesin e pashmangshëm të bashkimit fizik të trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar, në një Shqipëri të lirë dhe të Bashkuar.”
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Platforma për Shqipëri të Bashkuar janë vazhdimësi e përpjekjeve të pandalshme të lidhjeve, lëvizjeve dhe të organizatave të më hershme ilegale dhe legale shqiptare, në periudha të ndryshme historike (1878-2016), që qëllim kryesor dhe përfundimtar ka zgjidhjen në tërësi të problemit kolonial të trojeve shqiptare.

Check Also

Fajon: Përveç demarkacionit, luftimi i korrupcionit është kushti tjetër për viza

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka mirëpritur marrëveshjen për Demarkacion të arritur mes Kosovës …

Leave a Reply