Kryefaqja / OPINION / Pellazgët, krijuesit e librave. Deftere (dyphtères=libra) nuk është fjalë turke e as greke, por shqipe=pellazge, dyftyra

Pellazgët, krijuesit e librave. Deftere (dyphtères=libra) nuk është fjalë turke e as greke, por shqipe=pellazge, dyftyra

Pellazgët, raca e harruar – Shqiptarët, baballarët e Greqisë së lashtë dhe Europës (2) NJË RACË E HARRUAR PELLAZGËT DHE PASARDHËSIT E TYRE 

PJESA E PARË

AUTOR: EDOUARD SCHNEIDER

ISH INXHINIER, SHEF I PROVINCËS SË SHKODRËS – SHQIPËRI – PËR QEVERINË OTOMANE

Nuk është i lejuar ta publikojë askush veç gazetës Shqiptari.eu, dhe personit të lejuar nga autori.

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Nëse nga ana tjetër, ne përmbledhim me Larive dhe Fleury, historinë pellazge, ne shohim se ata përbënin popullin më të vjetër të Maqedonisë, Greqisë dhe Italisë. Nën këtë emër, thonë autorët, duhet kuptuar popullatat e përfaqësuara më vonë nga trakët dhe ilirët. Kështu, grupit të fundit që do t’i lidheshin banorët e lashtë të Italisë jugore, të cilët sikur popujt e vjetër grekë, janë dolichocefalik (dolikocefalik), që e kanë ballin e drejtë dhe të ngritur dhe faqet ortognate.

Ky është karakteri anatomik dominues i shqiptarit.

Pas këtyre autoriteteve, nëse e pyesim epopenë e kohërave heroike, të përjetësuar nga Iliada, e cila përshkruan frytet (fitoret) e Akilit të shenjtë në Trojë, marrjen e këtij qyteti pellazg dhe vdekjen e heroit nga Odiseu, që tregon kthimin e mbretërve, e koalicionit të Greqisë dhe në veçanti të patremburit udhëtarit-Mbret dhe eksploratorit Uliksi, ne shohim përballjen mes pellazgëve dhe helenëve, rivalitetin e perëndive që banojnë në Olimp, të cilët mbrojtën herë këtë apo atë popull, herë atë apo këtë hero, që vinin nga radhët e tyre dhe të vdekshëm që ishin, ata vetë i kishin joshur.

Nëse kthehemi në fabulë dhe mitologji, do të shohim se grekët pretendojnë se ata kanë jetuar gjithmonë në vendin e tyre dhe se paraardhësit e tyre ishin autoktonë (autochthones), që do të thotë, të lindur nga toka ku banojnë. Duke hedhur poshtë pohimin e vetë grekëve, të cituar nga Herodoti, në disa raste, z. Ch. Seignobos thotë se grekët gabohen, sepse gjuhën e tyre, fenë e tyre dhe zakonet e tyre ngjajnë me ato të popujve të tjerë të quajtur arianë (Aryas).

Por, atëherë pellazgët janë gjithashtu arianë, pasi Hérodoti na tregon se grekët prejardhjen e kishin nga pellazgët. Kjo është një racë e vetme: arianët, pellazgët dhe grekët duhet të kenë të njëjtën gjuhë, të paktën në gjuhën e derivuar nga gjuha origjinale. Si është e mundur atëherë që Herodoti na tregon se pellazgët flisnin një gjuhë të çuditshme?

Atëherë, ne gjendemi në një kaos të pazgjidhshëm. Origjina e vetë helenëve, madje është e diskutueshme, pasi që ata vetë thonë se janë pasardhës të pellazgëve indigjenë (autoktonë) dhe Seignobos thotë se janë pasardhës të arianëve, popull gjithashtu hipotetik sikur gjuha që e flasin, ariane apo arkaike.

Pra, kush ishin këta pellazgë? Cilët ishin arianët? Çfarë gjuhe flasin ata? Cilat ishin zakonet e tyre? Cili ishte religjioni i tyre? Këto janë pyetje që ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur në mënyrë të sigurtë.

Me arianët, shkenca është marrë dhe ende merret me ta, ajo i bëri komb dhe racë origjinale që duket të kenë banuar rrafshnaltat emalësisë së Pamir-it. Gjuha e tyre, që do të ketë shërbyer për të formuar gjuhët indo-evropiane, është një gjuhë hipotetike, e cila është bërë një gjuhë amtare.

Sa u përket pellazgëve, askush nuk ka thënë me saktësi prej nga vinin ata. Ne kemi parë se grekët i bëjnë (trajtojnë) indigjenë (autoktonë) dhe Seignobos i ka quajtur arianët emigrantë. Në aspektin e gjuhës së tyre, zakoneve të tyre, fesë së tyre, askush përveç Herodotit nuk na ka thënë ndonjë fjalë, por le ta themi se këto fjalë janë karakteristike dhe mund të shërbejnë për të përcaktuar vendin që kjo racë zë në historinë e njerëzimit.

Në fakt, babai i historisë na tregon se pellazgët flisnin një gjuhë të çuditshme (barbare) dhe grekët ua kishin përvetësuar perënditë e tyre.

Fillimisht, thotë ai, pellazgët duke iu lutur perëndive ata u bënin flijime çdo gjë, siç më kanë thënë në Dodonë, por ata nuk i jepnin asnjërit prej tyre as emër as mbiemër, sepse ata s’kishin dëgjuar askënd t’iu ketë dhënë atyre ndonjë emër zotash. Ata i quanin perëndi për një arsye të vetme, pasi e kishin vënë në rregull Universin, i kishin ruajtur (mbajtur) edhe të gjitha ligjet për të.

Ishin egjiptianët që ua kishin mësuar emrat e zotave përveç bacchus-it dhe më vonë edhe këtë të fundit. Rreth këtyre emrave, ata konsultuan Orakullin e Dodonës, i cili konsiderohet nga grekët si orakulli më i vjetër nga orakujt, pra edhe unik. Kur pellazgët i kishin pyetur nëse do të marrin emrat e barbarëve, orakulli iu kishte përgjigjur: “Merre”. Ata i ofronin flijime perëndive nën këta emra, të cilët që nga atëherë, më në fund i përdorën edhe grekët që i morën, pra prej (tyre) pellazgëve.

Nga ajo që na thotë Herodoti, ne duhet të konkludojmë se pellazgët ishin autoktonë në relacion me grekët, se ishin fillimisht fetishë, që do të thotë, ata adhuronin shpirtrat që animonin natyrën, pa u përfaqësuar nga idhujt dhe pa u dhënë emra.

Më vonë, egjiptianët që zbarkuan në vendin e pellazgëve, i transformuan pellazgët fetishë në pellazgë idhujtarë. Grekët pra nuk ekzistonin ende, dhe dy raca të ndryshme ishin të pranishme, të përfaqësuara nga pellazgët dhe egjiptianët. Sipas teorisë sonë, këto dy raca të ndryshme, flisnin edhe dy gjuhë gjithashtu të ndryshme, detyrimisht ka rezultuar një gjuhë egjiptiane-pellazge, ose më mirë, gjuha kopto-pellazge, e cila duhej të ketë qenë primitive, gjuha e folur primitive nga ata që më vonë i dhanë vetes emrin grekët dhe helenët.

Dhe ky supozim është më i pranueshëm, pasi Herodoti na thotë, se fenikasit (Phoenicians), bashkudhëtare të Cadmus (Kadmusit), në mesin e të cilëve ishin gefirienët (Gephyriens), duke emigruar në këtë rajon, futën te grekët shumë njohuri të reja, midis tjerash shkronjat, që sipas mendimit tim, nuk ekzistonin më parë . Në fillim, grekët përdorën karakteret fenikase, pastaj eventualisht, ata ua ndryshuan kuptimin dhe formën. Jonianët ishin grekët ata që kishin jetuar në atë kohë në shumicën e vendeve rreth e qark. Pasi nga fenikasit (Phoenicians) kishin mësuar shkronjat ata i përdorën dhe ua ndryshuan pak konfigurimin. Ata thoshin, duke i përdorur, se i kanë quajtur shkronja fenikas edhe kjo është më e drejtë, sepse këtë gjë ua kanë borxh fenikasve.

Në kohëra të lashta, jonianët u kishin dhënë edhe librave emrin e dyphtères (defterë) kuptimi i të cilave, sipas mendimit tonë, nuk është lëkura dhe membrana, por rrjedh nga dy fjalë pellazge, ose nëse dëshirojmë, nga dy fjalë të shqiptarëve (shqipes) të cilët thonë dyftyra, faqe ose dy fytyra,që tregojnë natyrën e librave dhe shkrimet e të parëve, në të cilat alegoria ka luajtur rolin udhëheqës madje shpesh duke e fshehur të vërtetën. Librat pra kishin dy figura, apo dy kuptime, siç është e vërteta për karakteret, të cilat ishin figura dhe përfaqësonin shkronja.

Nga ç’u tha më sipër, jemi të detyruar të përdorim induksionin, për të krijuar nga karakteristika të veçanta, ose karakterin vendës (autokton) të pellazgëve, ose migrimin e tyre nga Azia në Evropë, për të cilin le ta themi menjëherë, nuk besojmë. Sa u përket gjuhës që flisnin këta njerëz primitivë, ne tashmë kemi thënë, ajo është e gjallë. Ajo është ruajtur pothuajse e paprekur në malet e shqiptarëve (Shkyptars) me gjithë thjeshtësinë e saj primitive, harmoninë e saj imituese, kuptimin e saj komplet silabik, lakonik e më në fund, të tilla siç i ka krijuar me një fjalë njeriu primat në admirim dhe druajtje para natyrës.

Për sa i përket çështjes së fesë, grekët e lashtë duke qenë pellazgë me prejardhje, dhe duke i marrë (përvetësuar) kultet e këtyre të fundit, emrat e zotave të tyre duhet t’i kenë ruajtur në gjuhën-nënë, si gjuhë e përhapur (e origjinës). Përndryshe, si kanë mundur helenët t’i marrin perënditë e pellazgëve, pasi nuk kishin dëgjuar gjuhën e tyre? Herodoti nuk na thotë se pellazgët i morën perënditë e egjiptianëve, por ata u dhanë perëndive të tyre formën përfaqësuese, që e kishin adoptuar egjiptianët duke u dhënë gjithashtu emra në gjuhën e tyre të pastër.

Dhe kjo rrjedh nga ky fakt:

Në momentin kur grekët i morën zotat e tyre nga pellazgët, d.m.th, i kanë ruajtur perënditë e tyre, të cilëve u kanë dhënë në gjuhën e tyre, emrat e perëndive që i adhuronin egjiptianët. Nëse pellazgët i kishin adoptuar perënditë e egjiptianëve me emrat e tyre, të gjithë emrat e perëndive grekë janë marrë nga gjuha egjiptiane e jo nga ajo e pellazgëve.

Për më tepër, ne do të shohim më vonë këtë fakt të rëndësishëm dhe ne e pranojmë se fetishizmi pellazg thjesht u personifikua, se zotat e quajtur (emërtuar) paraqisnin një ide, një forcë të natyrës dhe asgjë tjetër. VIJON

Check Also

Gjergj Kastrioti dhe Adem Jashari

Shkruan : Brilant Gashi Kur shkruaj për këta dy heronj të mëdhenj , ndihem më …

Një koment

  1. Na kan dëftuar një dëftim shumë interesant. Do ta shkruaj në deftere këtë dëftim. Ose ndoshta do ta shkruaj në dëftore.

Leave a Reply