Kryefaqja / INTERVISTA / Prononcim i ideatorit të LSHB-së që synon Shqipërinë e Bashkuar për KosovaPost

Prononcim i ideatorit të LSHB-së që synon Shqipërinë e Bashkuar për KosovaPost

Nesër zyrtarisht në Prishtinë do të bëhet themelimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Është ky Tahir Veliu i cili vjen nga Drenica i cili ka vendosur të mbledh mysafirë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare nga jugu deri në veri me qëllimin e vetëm bashkimin e trojeve shqiptare. Ai në një prononcim ekskluziv për KosovaPost ka vlerësuar se Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do të përmbyllte përgjithmonë aspiratat dhe pretendimet e Serbisë, të ripushtonte Kosovën andaj sipas tij bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është në përputhje me procesin e integrimeve evropiane dhe konform aktit juridik të 28 nëntorit të vitit 1912.

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do të mbyllte përgjithmonë aspiratat dhe pretendimet e Serbisë, të ripushtonte Kosovën. Këtë rrezik e dëshmon edhe Kushtetuta e Serbisë ende në fuqi, ku thuhet se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”. Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, është në përputhje të plotë edhe me integrimet evropiane. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar beson në proceset demokratike dhe konventat e aktet juridike që i japin të drejtë jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar”, ka thënë Veliu për KosovaPost duke shtuar se LSHB parasheh jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar para hyrjes në Bashkimin Evropian.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka një qëllim, bashkimin e trojeve shqiptare në një trung kombëtar konform aktit juridik të 28 nëntorit të vitit 1912.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912” ka pohuar themeluesi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu.

Kosova e pavarësuar në shkurt të vitit 2008 sipas Veliut i hapi rrugën qëllimit përfundimtar bashkimit të trojeve shqiptare i cili do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit rajonal.

“Pavarësia e Kosovës ka rritur nivelin e paqes dhe sigurisë në rajon, përkundër spekulimeve nga qarqet sllave, kësisoj edhe bashkimi i Kosovës me trungun amë – Shqipërinë do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit rajonal. Çështja kombëtare shqiptare ende mbetet e pazgjidhur, prandaj shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte vetëm një hap përpara, drejt qëllimit përfundimtar”, ka vlerësuar Veliu.

tahir veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar të anëtarësohen në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar.

Ndryshe kjo Lëvizje e re e cila synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, nesër në ora 15:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të bëj zyrtarizimin e saj.

Pjesë e këtij promovimi do të jetë;
– Shpalosja e Programit Politik të LSHB
– Promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”,
– Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Nismëtar të LSHB

LSHB ka shtrirje në gjitha trojet shqiptare në çdo qytet shqiptar, dhe gjithë anëtarët nga jugu në veri do të jenë prezent aty./KosovaPost/

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Tronditëse – Sinadinovski: Jemi dy milionë shqiptarë ortodoks jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, mbi 75 mijë në Maqedoni

Drama shumë shekullore e shqiptarëve ortodoks të Rekës së Maqedonisë shpaloset nëpërmjet rrëfimit ekskluziv të …