Kryefaqja / LAJME / Sot në Prishtinë zyrtarizohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Sot në Prishtinë zyrtarizohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Sot, në Prishtinë, bëhet promovimi zyrtarizues i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare do të mbledhen në Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 15:00. 

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912” ka pohuar ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu. 

Në këtë promovim do të bëhet:
– Shpalosja e Programit Politik të LSHB 

– Promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, 

– Zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit Nismëtar të LSHB 

Ora: 15:00

Data: 16 Korrik 2016

Adresa: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë – Shqipëri

Check Also

Fajon: Përveç demarkacionit, luftimi i korrupcionit është kushti tjetër për viza

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka mirëpritur marrëveshjen për Demarkacion të arritur mes Kosovës …

Leave a Reply