Kryefaqja / LSHB / Ja dallimi mes Shqipërisë së Bashkuar dhe “Shqipërisë së Madhe”

Ja dallimi mes Shqipërisë së Bashkuar dhe “Shqipërisë së Madhe”

Pjesë e shkëputur nga libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu-n.



Termi Shqipëri e Bashkuar, nënkupton asgjë më shumë apo më pak se sa territoret e banuara historikisht me shqiptarë autoktonë, pasardhës të padiskutueshëm, të vërtetuar shkencëtarisht, të pellazgëve dhe ilirëve. Shqipëria e Bashkuar nënkupton trojet shqiptare të aktit juridik të 28 nëntorit 1912; (Shqipëri administrative, Kosovë, Iliridë nën IRJM, Malësi e Madhe nën Mal të Zi, Kosovë Lindore nën Serbi dhe Çamëri nën Greqi).

Termi “Shqipëri e Madhe”, si një term i shpikur në kuzhinat serbo-sllavo-greko-madhe nënkupton zgjerimin territorial të Shqipërisë ndaj fqinjëve dhe territoreve të tyre pa të drejtë. Termi antishqiptar “Shqipëri e Madhe” përfshin territore pesëfish më të gjëra e më të mëdha sesa shtrirja aktuale e shqiptarëve, duke filluar prej tejlumit Danub e deri në Peloponez e Egje. Ky term “akademik” i sajuar nga qarqet antishqiptare është shpikur për t’u krijuar shqiptarëve pengesa në arritjen e bashkimit kombëtar, pra Shqipërisë së Bashkuar. Termi “Shqipëri e Madhe” është sajesë e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, me seli në Beograd dhe degëve e kuzhinave të saj, Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (në Shkup), Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Malit të Zi (në Podgoricë) etj. Termi “Shqipëri e Madhe”, përdoret vazhdimisht nga pushtuesit e trojeve shqiptare, për të paraqitur shqiptarët si një komb me pretendime territoriale ndaj fqinjëve, edhepse shqiptarët janë i vetmi komb i cili asnjëherë në historinë e tij nuk ka zhvilluar luftëra okupuese, por përkundrazi historikisht ka zhvilluar vetëm luftëra çlirimtare dhe vetëmbrojtëse. 

Check Also

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën …

Leave a Reply