Kryefaqja / OPINION / Si e ndaluan SHBA-të planin Millosheviq – Rugova?

Si e ndaluan SHBA-të planin Millosheviq – Rugova?

 

Sigurisht se i keni dëgjuar shpesh fanatikët e vërbër të Ibrahim Rugovës duke thënë se ai ka ndikuar që SHBA të intervenojnë ushtarakisht kundër Serbisë në Kosovë. Në çka e bazojnë ata këtë pohim të tyre? Në trillime dhe asgjë tjetër. Duke e ditur se në këtë botë jetojnë më shumë njerëz të arsyeshëm që i shohin dhe kuptojnë gjërat nga kënvështrimi real, në vijim do t’u sjellim disa nga faktet për rrjedhen e raporteve Rugova-SHBA. Pra, e kemi në dispozicion bashkëveprimin e të dyja palëve dhe vetëm duhet t’i analizojmë ato. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë pjellat imagjinare të rugovistëve se çfarë roli ka luajtur Rugova në intervenimin ushtarak të SHBA-ve në Kosovë, ose të kundërshtarëve të tyre se merita i përket tjetërkujt. Po ashtu, nuk do të jemi aq të tërthortë në analizën krahasuese të qëndrimeve nga njëra palë (SHBA) e pastaj të kalojmë në tjetrën (Rugova). Do të jemi të drejtpërdrejtë vetëm në analizën e bashkëveprimit të tyre, sepse puna e të dyja palëve më së miri na tregon dhe nuk lë dyshim për kurrfarë trillimi qoftë në favor apo kundër Rugovës. Meqenëse disa gjëra për Kosovën mbeten në CIA (Agjencia Amerikane e Zbulimit) si të klasifikuara për t’u zbuluar më vonë, po u sjellim ato që janë bërë publike të cilat çdo kush mund t’i vërtetojë. 

Vëmendja e SHBA-ve për problemin e Kosovës nisi të shpërfaqet në fillim të vitit 1998 kur rehatinë e pushtetit të Rugovës me regjimin e Millosheviqit kishte filluar ta trazoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Mirëpo, popaganda serbe e kombinuar me atë të Rugovës ishte e pamëshirshme dhe efikase. Derisa për regjimin e Millosheviqit qarqet ndërkombëtare shprehnin dyshime duke e ditur gjendjen në Kosovë dhe të bëmat e tij në vise tjera të ish-Jugosllavisë, goditjen e madhe përpjekjeve për liri të shqiptarëve ia jepnin shpifjet dhe denigrimet e egra të Ibrahim Rugovës nëpër qendrat kryesore vendim marrëse kurdoherë që i jepej rasti. Aq e fortë ishte urrejtja patologjike e Rugovës kundër UÇK-së dhe çdo forme të rezistencës ndaj terrorit të padurueshëm serb sa që do të ndikojnë tek ambasadori amerikan Robert Gelbard ta kualifikoj UÇK-në si grup terrorist. Publiku ishte njohur vetëm sipërfaqësisht me këtë deklaratë të ambasadorit Gelbard. Kryesorja, ishte shumë dëshpëruese që Amerika të dal me qëndrim zyrtar për UÇK-së si organizatë terroriste. Tandemit Rugova-Millosheviq u bëhej zemra mal për të vazhduar me pushtetin e tyre për degjenerimin në përmasa shtazarake të shqiptarëve nëpërmjet respresionit dhe terrorit sistematik serb. Asnjë organizatë kriminale dhe terroriste në botë, e aq më pak terrorin e egër serb, SHBA-të nuk e ishte dënuar publikisht më ashpër se UÇK-në. 

CNN është transmetuesi më i madh në botë i lajmeve me seli në SHBA. Nga superfuqia e vetme përmes ‘superfuqisë’ mediale, me 23 shkurt 1998 ambasadori Gelbard i tregon botës në formë alarmi se çka është UÇK-ja. “…ne [Amerikanët] jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, e poashtu i denojmë shumë fuqishëm dhunën e papranueshme të kryer nga grupet terroriste në Kosovë, e sidomos nga UÇK-ja – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo [UÇK-ja] pa fije dyshimi është grup terrorist”. 

Vlerësimi i ambasadorit amerikan Robert Geldbard për UÇK-në pas takimit me Rugovën
© CNN, 23. 02. 1998.

Vëreni dhe analizoni me kujdes shprehjet “jashtëzakonisht të shqetësuar”, “dënojmë shumë fuqishëm” ose siç kishte thënë në origjinal “very strongly” dhe “pa fije dyshimi është grup terrorist”. Këso cilësime dhe dënime në qëndrimet zyrtare, SHBA-të nuk i kanë bërë ndaj asnjë organizate terroriste në botë, madje as ndaj atyre të cilat shpesh herë ia kanë përgjakur hundët vetë SHBA-ve të cilat vetëm i ka dënuar për veprimet e tyre, nganjëherë të shoqëruar me togfjalëshin “i dënjomë fuqishëm”, por në rastin e UÇK-së këtë e dënonte “shumë fuqishëm”. Fanatikët e Rugovës dhe LDK-së edhe sot thonë: “Hajt ti, se politikë e Amerikës u kanë kjo”. Se çfarë “politike” paska qenë kjo, këtë do ta shfrytëzoj për mrekulli regjimi kriminal i Millosheviqit saktësisht pas dy javëve nga qëndrimi zyrtar amerikan për UÇK-në kur ndodh masakra e Prekazit (6 mars 1998). Brenda Kosovës në opinionin e dezinformuar nga intrigat e Rugovës u shkaktua një huti, panik dhe tmerr, se ajo që ndodhi në Prekaz mund të ndodh kudo nëpër Kosovë. Fryma e kësaj frike nga masakrat po vërehej edhe te popullsia në Prishtinë pa dallim moshe, gjinie dhe statusi shoqëror që nxiti protestat me moton “Drenicë jemi me ty”. 

Shumica e shqiptarëve kishin filluar gradualisht të “adaptohen” ndaj dhunës së egër që ushtrohej përditë nga policia e Millosheviqit në trupin e tyre gjithandej Kosovës. Ata shqiptarë që nuk i përjetonin rrahjet dhe torturat e regjimit disi ndjeheshin si tradhtarë, kurse atyre që u prishej trupi përgjithmonë nga torturat cilësoheshin të dinjitetshëm dhe patriot. Nëse nuk të prishte milicia e Millosheviqit me tortura, sipas filozofisë rugoviane, nuk mund të ishe patriot. Në rast se bëhej përpjekja më e vogël për kundërshtimin e kësaj dhune si me minjët laboratorik, mënjëherë kërcente Rugova duke i akuzuar viktimat që ta mbajnë qetësinë dhe mos ta provokojnë policinë serbe. Po të thoshte kështu Millosheviqi, popullsia e Kosovës do të vetëdijësohej pak, por problemi ishte se këtë e bënte Rugova ose siç njihej nga politika serbe “lider Kosovskih Albanca” (udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës). Më shumë përkujdesej për sigurinë e milicisë kriminale serbe Rugova kur i akuzonte dhe qortonte shqiptarët për të “mos e provokuar policinë e Millosheviqit”, se sa vetë Millosheviqi dhe policia e tij. Kjo filozofi rugoviane ishte një porosi e qartë se rrahjet brutale të qyetarëve shqiptarë duhet të vazhdojnë deri në pakufi nën përkujdesjen diplomatike të Rugovës. Ka pasur shumë shqiptarë që ishin adaptuar ndaj këtij terrori deri në atë masë sa që nuk e ndienin veten mirë nëse u çrregullohej “dieta” ose terrori i vazhdueshëm në trupin e tyre! “More diçka s’po e ndi veten mirë se koxha kah ditë nuk m’kanë rreh milicia”, na thoshte me sarkazëm në një kafeçajtore të Istogut (prej nga vinte Rugova) një i rrahur rëndë 3 herë. Ne ia plasëm gazit, ndërsa ai vazhdoj: “Kanë nisë me m’u hjek larat nëpër trup e s’po dokna interesant si përpara me lloj-lloj ngjyrash kuq, zi, verdh, bojkaft, e ngjyrë boronice! S’di pse njerëzit shkojnë e harxhojnë pare me ba aso vizatime, qysh u thonë? (“tatuazhe”, ndërhyjmë ne). Hin vlla n’dorë t’tyne [milicisë serbe] i merr ma shpejt e pa pagesë”! Nuk isha krejt i sigurt nëse ai e thoshte këtë nga mllefi apo edhe nga injoranca me të cilën filozofia rugoviane i kishte helmuar shqiptarët. Derisa përjetimi i torturave kishte filluar t’u duket istogasve të hupt si një lloj emancipimi dhe patriotizmi ndaj të cilit duhej adaptuar, vetë ushtruesit e torturave [serbët] kishin një vlerësim më njerëzor të asaj që u bënin shqiptarëve. Kjo vërtetohet edhe me rastin e torturimit të Salih Kabashit nga Gurrakoci i Istogut me urdhër të Rrustem Rugovës (nga familja e Ibrahim Rugovës) kur torturuesit serbë i kishin thënë: “Shiko se çfarë bukuroshi ke qenë [duke ia treguar fotografinë e vet të dorëzuar në UBD nga Rrusta], e tash je bërë si mut [nga torurat]”! Filozofia rugoviane kishte për qëllim vazhdimin e këtij “emancipimi” të shqiptarëve deri në pakufi nëpërmjet aparatit represiv serb, pra për t’i bërë shqiptarët të duken si mut nga torturat dhe në të njëjtën kohë t’i akuzoj ata se po e provokojnë policinë serbe. Këtë lloj filozofie të mprapshtë dhe çnjerëzore edhe sot e ka të vështirë ta besoj ndonjë inteligjencë njerëzore dhe artificiale në rruzullin tokësor. 
Fytyra e vërtetë e ‘shqiptarit tipik’ Ibrahim Rugova. Me ndihmën e UDB-së dhe kotillës së tij u përpoq, kundër ligjit të natyrës, për t’i asimiluar shqiptarët e vërtetë nëpërmjet torturave që të duket sikur ky në foto, ose siç thoshin UDB-ashët, me ja u ba bukuroshëve shqiptarë fytyrën si mut! 

Masakra e Prekazit derisa i vuri menjëherë shumë gjëra në lëvizje brenda shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në diasporë, nuk pati ndonjë ndikimi në politikën e jashtme të shteteve përendimore rreth problemit të Kosovës, sidomos në SHBA që kishin dalë me qëndrimin e shqetësimit të jashtëzakonshëm nga “terrorizmi i UÇK-së”. Në tërë botën ishte përhapur lajmi i CNN-it se UÇK ishte organizatë terroriste. Kushdo në SHBA që ka dëgjuar për ngjarjen e Prekazit menjëherë pas ndondhjes së saj ku u masakruan shumë civilë, duhej të ishte qetësuar sado pak nga alarmi i fuqishëm që e kishte lëshuar ambasadori Gelbard. Së paku do të jenë bindur se pas dy javësh dikush (regjimi i Millosheviqit) paska filluar t’a zbusë shqetësimin amerikan që i kishte hyrë në palcë nga frika. Sa për ironi, UÇK-ja nuk mund ta mbronte as veten, prandaj është e pashpjegueshme pse SHBA-të ndiheshin jashtëzakonisht të shqetësuara nga “terrorizmi i UÇK-së”. Për autobombat e organizatave terroriste si Hezbollah në Beirut, National Vanguard në Oklahoma City, Al-Kaides në Keni dhe Tanzani, ku humbin jetën qindra amerikanë përnjëherë, SHBA-të kishin një shqetësim normal dhe i emërtonin këto organizata vetëm si terroriste standarde, dhe nuk ishin jashtëzakonisht të shqetësuara sikur me UÇK-në nga e cila nuk pësonte asnjë amerikan. Ku ishte enigma e krejt këtij shqetësimi amerikan dhe pse SHBA-të kishin më shumë frikë nga UÇK-ja se nga ato organizata që i bënin “puzhar” amerikanët edhe në vendin e tyre? Përgjigjen e gjejmë te propaganda ogurzezë e Ibrahim Rugovës që nuk duket se ka qenë shqiptar, në bashkëpunim me Millosheviqin kishin për qëllim eksperimentet si me minjët laboratorik kundër një race tjetër – shqiptarëve. Regjimi serb edhe në të kaluarën, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, kishte shfrytëzuar romët ose maxhupët siç quhen në Istog, për t’i mbytur me çekan shqiptarët në llugat e xhamisë në Istog, një vend me verra aty afër ku sot gjendet Moteli “Trofta”. Serbët në fund të shekullit 20-të punojnë edhe më mençuri në këtë drejtim. Në vend të maxhupëve origjinal, tani kishin në dispozicion edhe një armë më të fortë dhe më të fshehtë – Ibrahim Rugovën me të cilin ia mbyllnin sytë shqiptarëve duke e bërë atë udhëheqës të shqiptarëve të Kosovës ose shumicës të cilës Rugova për kah nacionaliteti nuk i përkiste. Jo rrallë herë e kam deëgjuar policinë e Millosheviqit duke e lavdëruar Rugovën kur na ndalnin gjatë rrugës për në fakultetet nëpër shtëpia private (organizimin e të cilëve Rugova e ka pas kundërshtuar), pasi na i grisnin indeksat dhe ndonjë libër që kishim me vete, na thoshin për Rugovën “Pametan čovek” (njeri i mençur). Në atë kohë nuk isha aq i sigurt nëse milicia e Millosheviqit e kishte seriozisht për këtë vlerësim ndaj Rugovës dhe në çfarë konteksti – në favor të tyre (milicisë) apo shqiptarëve. Kjo paqartësi u qartësua në tërësi kur regjimi serb gjatë luftës i zhduku “budallenjët” si Ukshin Hotin, Bardhyl Qaushin, Fehmi Aganin e disa tjerë, ndërsa po e ruanin si sytë e ballit “të mençurin” e tyre Ibrahim Rugovën. Për Fehmi Aganin, publicisti britanik James Pettifer që e ka përcjellur luftën e Kosovës në terren, në librin e tij Ekspresi i Kosovës, tregon se ai i kishte rrëshqitur nga krahu Rugovës dhe duket se kishte vënë lidhjet e veta me UÇK-në, sidomos me ata që kishin mbetur nga familja Jashari dhe militantët e Prekazit, gjë që ka qenë një nga faktorët kryesor përse vendosën serbët ta vrisnin sapo nisi fushata e bombardimeve e NATO-s. Ishte njeri i ngrohtë e i hareshëm, përfundon citati nga libri i Pettifer-it. Pse serbët e gjetën menjëherë Fehmi Aganin për ta ekzekutuar edhe pse ky thuhet se ishte maskuar me veshje të grave, dhe përse në të njëjtën kohë policia e Millosheviqit i bënte roje të dera në Velani Ibrahim Rugovës? 

Aktivizimi çifut dhe ofenziva e tyre për mbrojtjen e shqiptarëve nga gjenocidi Rugova – Millosheviq

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, shërbimi izraelit i zbulimit Mossad ishte shumë aktiv në Beograd. Ai kishte ndërmarrë një operacion shpëtim-largimi të çifutëve nga aeroporti i Sarajevës nën maskën e një misioni të Kombeve të Bashkuara kur filloj të përshkallëzohet lufta në Bosnjë-Hercegovinë. Ish-Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon ishte aleat i ngushtë i Millosheviqit. Ai (Sharoni) e ka kundërshtuar me forcë rrëzimin e Millosheviqin në vitin 2000. Politika e Izraelit gjatë sundimit të dhunshëm serb dhe luftës në Kosovë ka qenë tepër proserbe. Mirëpo, çifutët në vendet përendimore, në radhë të parë ata në SHBA kanë dhënë ndihemsën më të madhe dhe vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Këtë ndihmesë të të pakontestueshme nuk mund ta përgenjështroj askush, madje shqiptarët duhet t’i falendërohet më së shumti çifutëve e deri-diku edhe gjermanëve për lirinë gjysmake që e kanë sot, se përndryshe as këtë nuk do ta kishin. 

Del në skenë një ambasador tjetër amerikan për çështjen e Kosovës në momente kritike. Ky ishte çifuti Richard Holbrook i cili për dallim nga pararendësi i tij Gelbard, jo vetëm që nuk e quan UÇK-në terroriste, por shkon dhe bënë muhabet me pjesëtarët e saj në odën e Junikut. Ai madje i kishte zbathur këpucët dhe në dhomë dukej në çorapa për dallim nga Lum Haxhiu (Hajdin Abazi) i UÇK-së pranë tij i cili ishte me qizme të ushtrisë. Holbrook-u me këtë gjest deshi t’i tregoj popullit amerikan më për së afërmi se çfarë “grupi terrorist” i rrezikshëm ishte UÇK-ja për çka ambasadori Gelbard ua kishte futur frikën në palcë amerikanëve pas deklartës së tij për shqetësimin e jashtëzakonshëm. 

Gjërsa gjërat po lëviznin në favor të çlirimit të Kosovës, Rugova dhe klika e tij pro-Millosheviqiane ishin zënë pisk në pozicionin e tyre. Por, Rugova u tregua i shkathtë kur më 15 maj 1998 shkoj në Beograd për t’u takuar me krye-kasapin e Ballkanit në përpjekje për ta defaktorizuar luftën e UÇK-së dhe t’ia zgjat jetën deri në pakufi “dietës” Millosheviqiane në trupin e shqiptarëve. Ky bashkëpunim Rugova-Millosheviq intensifikohet dhe përfiton shpejt në kohë duke e ditur se çifuto-amerikanët ishin vënë në lëvizje për ta çliruar popullin e Kosovës nga “dieta” 9 vjeçare e gatuar nga tandemi Millosheviq-Rugova. Menjëherë pas një jave, respektivisht më 22 maj 1998, ende pa u kuptuar dhe shoshitur sa duhet takimi në Beograd në selinë e Sllobës, Slloba dërgon delegacionin e tij për takim me përfaqësuesit e Rugovës, në vilën e Rugovës në Velani të Prishtinës. Aty në takim në ‘shtëpinë e pavarësisë’ ishte i pranishëm edhe kryetari aktual i Serbisë, zëvendësi i Vojisllav Sheshelit, radikali Tomisllav Nikoliq i cili në foto duket duke buzëqeshur. Tani bashkëpunimi intensiv publik Rugova me Sllobën (ai i heshtur mbetet për t’u hulumtuar dhe për t’u bërë publik) i kishte vënë në sprovë të madhe çifutët për t’i ndihuar shqiptarët. Alarmohet çifuti Holbrook për takimin shqiptaro-serb në shtëpinë e Rugovës dhe lajmëron bazën në Uashington se Rugova është duke ia përgatitur një kurthë të madhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri. Aq të shqetësuar ishin çifuto-amerikanët sa që kërkojnë urgjentisht të përgatitet kryetari i SHBA-ve Bill Clinton për ta takuar Rugovën që të zbuloj komplotin e tij kundër shqiptarëve të Kosovës. Ky takim Klinton-Rugova ndodhi më 29.05.1998, saktësisht pas një jave nga takimi i delegacionit Rugova-Millosheviq në Velani. Më shpejtë se brenda javës nuk kishte gjasa të ndodhte ky takim në Washington (garancioni, viza, rezervimi i biletës, udhëtimi i largët). 

Në atë kohë në SHBA ishte aktualizuar shumë afera e Klintonit me çifuten Monika Lewinksi që mund t’i kushtonte Klintonit me shkarkim nga detyra e kretarit. Çifutët e mençur duke e ditur se kjo aferë praktikisht nuk e dëmton kënd, e bindin Klintonin irlandez që të përkushtohet në një punë më të mençur – t’i kundërvihet rrezikut nga shfarosja që i kanosej shqiptarëve të Kosovës. Mjaft e përkushtuar në këtë mision për ta ndalur spastrimin entik të shqiptarëve ishte sekretarja amerikane e shtetit, çifutja Madeleine Albright, e cila insistonte se Millosheviqi e njeh vetëm gjuhën e forcës (e jo lojërat si macja me miun që e bënte Slloba me Rugovën). Edhe më i zjarrtë në favor për intervenimin e SHBA-ve në Kosovë do të bëhet zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, çifuti James Rubin. Sektori i informimit real tani ishte në duar të sigurta, çka paraqiste një debakël për shpifjet e Rugovës dhe Millosheviqit, e më shumë të Rugovës kur e quante UÇK-në pjellë të Serbisë edhe pse në realitet kjo i vriste policët e Millosheviqit që na torturonin, vrisnin e masakronin. Aleancës Rugova-Millosheviç për mbajtjen e “qetësisë” në Kosovë me dhunën dhe terrorin sistematik serb, i dolën dy pengesa vendimtare në sektorin përkatës ose të forcës. Ministri amerikan i mbrojtjes gjatë mandatit të Klintonit, çifuti William Cohen, dhe komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali çifut Wesley Clark. Prej Holbrook-ut e deri te Clark-u çifuto-amerikanët kishin vendosur t’i japin fund eksperimenteve të regjimit serb kundër shqiptarëve të Kosovës për të cilat Rugova mës së shumti e fajësonte popullsinë e gjorë që hante dajak të tmerrshëm përditë kur i bënte asaj apel që të mos e provokoj dhe të bie pre provokimeve të policisë serbe. Çifutët ishin të vendosur, por paraprakisht e dërguan Rugovën te Klintoni për takim që të nxjerrin informata për vizionin famëkeq të tij kundër lirisë së popullit të Kosovës. Paralajmërojnë Klintonin se Rugova është njeri shumë i dyshimtë në raport me pushtetin e Millosheviqit dhe se i ka inteksifikuar takimet publike zyrtare me regjimin e Millosheviqit duke e mbajtur njërin në Beograd me Sllobën më 15 maj 1998, e tjerin menjëherë në Prishtinë me 22 maj 1998. Takimin e mundshëm të tretë të rugovistëve me regjimin e Sllobës ia ndërpret çifuti Richard Holbrook duke ia organizuar takimin Rugovës me Klintonin. Klintoni furnizohet mirë me informacionet e CIA-s rreth Rugovës dhe vizionit të tij satanik për robërimin dhe poshtërimin e shqiptarëve të Kosovës. Siç do të tregojmë edhe më faktet e liruara nga CIA në nëntitullin vijues, Klintoni ka qenë shumë i ashpër kundër Rugovës gjatë takimit me të sa që e kishte bërë këtë të fundit për një vend qeni. 

Pse CIA e liroj dëshminë e takimit Klinton-Rugova para kohe?

Përmbajtja detaje dhe dokumentet nga takimet që bëhën në kuadër të ngjarjeve dhe vendosjes së çështjeve madhore zakonisht arkivohen dhe bëhen publike pas një kohe shumë të gjatë. Kështu për shembull sot hasim për herë të parë në disa dokumente që bëhet publike nga periudha e Luftës së Ftohtë para 40-50 viteve. Disa detaje të arkivuara nga Lufta e Falklandit, Britania e Madhe do t’ia oforoj në dispozicion publikut në vitin 2080 (100 vite pas ngjarjes). Kështu ndodh edhe me shumë ngjarje të sotme që mbahen të censuruara për shkak të ndjeshmërisë së madhe në rrjedhat e tanishme. Edhe për Kosovën dhe luftën 1998-1999 ka shumë gjëra të ndjeshme që janë arkivuar dhe do të bëhen publike me vonë. Një çrregullim të madh në këto censurime e ka dhe është duke e bërë Wikileaks-i me botimin e shumë sekreteve “taze” ose të freskëta. Sidoqoftë, nxjerrjen e sekreteve para kohe shpesh herë e bëjnë edhe vetë organizatat që i arkivojnë ato. Kjo bëhet me qëllim për ta minimizuar rrezikun e përgjitshëm siç ishte rasti me komplotin Millosheviq-Rugova kundër shqiptarëve të Kosovës. 

Pas çdo takimi të nivelit të lartë për çështje madhore dhe të ndjeshme bëhet një njoftim sipërfaqësor për media se çka u diskutua në të. Këso njoftime bëhen nëpërmjet zëdhënësve, ose në formë përmbledhëse nga palët pjesëmarrëse në takim. Për shembull, Rugova mund të thoshte para mediave se ne zhvilluam një bisedë të frytshme me kryetarin Klinton ku i ndamë shqetësimet për situatën e tensionuar në Kosovë dhe nevojën e zgjidhjes së kësaj situate me mjete paqësore. Edhe Klintoni do të mund ta bënte një koment të ngjashëm për takimin duke theksuar se me Rugovën diskutoj për situatën në Kosovë dhe mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi. Opinioni nga këto njoftime për shtyp mbetet pak i informuar, e më shumë i dezinformuar. Shihe tani befasinë e pakëndshme që e ndërmori CIA kur vendosi ta bëjë publike bisedën Klinton-Rugova! Nuk u durua CIA ta mbajë në arkivë atë bisedë për shkak se situata në terren ishte e rrezikshme dhe duhej patjetër të informoheshin shqiptarët për kurthën që po ua përgatiste Rugova me regjimin e Millosheviqit.

Dokumnetin mbi detajet e bisedës nga takimi, CIA ia kalon UÇK-së, e Drejtoria e Shërbimit Informativ të UÇK-së menjëherë ia kalon për botim agjencisë së lajmeve Kosovapress me datën 2 shkurt 1999, pra pas 8 muajve nga takimi. Zbulimi i detajeve nga takimi vjen në kohën kur SHBA-të kishin hartuar planin e intervenimit ushtarak në Kosovë (intervenimi do të ndodh 7 javë pas këtij lajmi për detajet e takimit Klinton-Rugova), sepse ishin të bindura se pa një ndërhyrje të tillë, është e pamundur të çlirohet Kosova dhe zgjidhet problemi i saj. Nuk e kishte thënë kot sekretarja amerikane e shtetit Albright se Millosheviqi njeh vetëm gjuhën e forcës dhe asnjë tjetër, çka ishte në kundërshtim të qind për qind me përcaktimin dhe deklarimin e Rugovës se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet vetëm me dialog paqësor për çka edhe i kishte intensifikuar takimet publike me Millosheviqin si zbrapsje strategjike (strategic deterrence) ndaj vendosmërisë së SHBA-vë për të ndërhyrë në dhënien fund të terrorit, masakrave dhe spastrimit etnik kundër shqiptarëve. Rugova u mundua ta pengoj SHBA-në me çdo kusht për të mos e provokuar policinë, ushtrinë dhe paramilitarët serbë që bënin eksperimente kundër shqiptarëve, por nuk i piu ujë. Dokumentin në fjalë e kanë përdorur dhe analizuar shumë shqiptarë, por në publik e ka penguar propaganda e LDK-së dhe në të njëjtën kohë ka dezinformuar (sikur edhe sot) se ishte Rugova ai i cili e solli Amerikën në Kosovë. Çka në të vërtetë biseduan Klinton-Rugova dhe si e “bindi” Rugova Klintonin që SHBA-të të ndërhyjnë në Kosovë? Kjo duhet të na intersoj të gjithëve, prandaj sa herë e merrni këtë llaf, çdo kujt ia bëni këtë pyetje: “Në çka po bazohesh, ku janë dëshmitë”? Dëshmia janë detajet nga biseda Klinton-Ruogova. Ku po doni dëshmi më të fortë? Meqenëse nuk paska më të fortë, po bazohemi në të. 

Klintoni e pyet Rugovën: Unë do të dëshiroja të dija edhe mendimin tuaj rreth rreth konceptit të Shqipërisë për problemin për të cilin flasim [për problemin e Kosovës]. Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim.

Këso pyetje bëjnë diplomatët e fortë kur e kanë ndarë mendjen për t’iu ndihmuar me çdo kusht. Vëni re me kujdes të madh kur Klintoni përpos pyetjes i ofron edhe përgjigjen Rugovës: “Ne mendojmë se është koncept modern dhe si të tillë e përkrahim”. Me fjalë tjera, Klintoni i tregon Rugovës se neve dhe Shqipërinë na keni prapa dhe do ta qojmë këtë punë deri në fund. Shqipëria i duhej SHBA-ve si aleate për ta ndihmuar Kosovën sepse nuk kishte urëlidhëse tjetër. Siç tegohet edhe në librin e përkthyer në shqip Sekretet e Luftës në Kosovë, drejtoria e planifikimeve strategjike të Pentagonit e shihte operacionin e mundshëm të ndërhyrjes në Kosovë përmes Shqipërisë si shumë më sfidues dhe të rrezikshëm se sa të ndërhyrjes në Irak nga Kuvajti më 1991. Për luftën e madhe në Irak Pentagoni jepte vlerësimin se ishte shumë lehtë të vendoseshin dhe futeshin qindra mijëra ushtarë dhe teknikë e madhe ushtarake në terren të rrafshët e të gjërë, ku edhe macja dukej nga aeroplani. Depërtimi nga Shqipëria për në Kosovë ishte shumë më i vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm gjeografik. Me siguri u kujtohet se si ishin rrëzuar dy helikopterë sulmues Apachi gjatë ushtrimit në Shqipërinë veriore. Klintoni i dinte këto vështirësi dhe i tregonte Rugovës se qeveria e Shqipërisë po na ofron atë që po mundet dhe ne po kërkojmë vetëm një ‘amin’ tuajin, po e grahim këtë punë dhe e qesim n’stom gjithsesi. Shihni se si i përgjigjet Rugova Klintonit:

Rugova i përgjigjet Klintonit: Në Kosovë, qeveria e tashme shqiptare, flas në mesin e popullit të Kosovës nuk gëzon respekt. Janë shumë shkaqe, por populli mendon se ajo bën punë të papastërta, pikërisht në krahun serb. Nërsa e vërteta, për mendimin tonë është krejt tjetër.

A po e kuptoni se çka thoshte Rugova në këtë përgjigje? Popullin e Kosovës e kishte helmuar me propagandë LDK-ja dhe Rugova. Termin “punë të papastërta” Rugova e përdori për ta fyer Klintonin në përgjigjen që ky i dha më herët rreth konceptit modern të Shqipërisë karshi problemit të Kosovës. Me koncept modern Klintoni i tregonte se ajo çfarë po bënë qeveria e Shqipërisë në kuadër të luftës për çlirimin e Kosovës e ka mbështetjen tonë [të SHBA-ve] dhe u mundua ta bind Rugovën e t’i jep zemër në start se Kosova me emër të Zotit do të çlirohet. Kur i dëgjoj fjalët e Rugovës, Klintoni u çart fare dhe ia ktheu me zemërim:

Klintoni-Rugovës: Si është tjetër? Pra, është në krah të kundërt me qëndrimin serb dhe unë këtë e gjejë të mirë!

Këtu Klintoni ia kthen shkurt, prerazi dhe me nervozë Rugovës rreth “punëve të papastërta të qeverisë së Shqipërisë”. Po të ishte ndonjë takim i hapur me shumë palë, ta zëmë ku do të merrte pjesë edhe pala serbe dhe çfarëdo pale nga shtetet tjera, Klintoni kurrë nuk do t’i thoshte dikujt se unë e përkrahi qëndrimin shqiptar kundër serbëve. Këtë ia thotë Rugovës në formë intime. I thotë se nëse për ty përkrahja e Shqipërisë për çlirimin e popullit të Kosovës nga terrori serb është punë e papastër, kjo mua më duket punë shumë e mirë dhe çka dreqin ke ti kundër lirisë së popullit të cilin ti kinse e përfaqëson? Mundohet faqeziu Rugova të shkretoj zi e terr kundër përpjekjeve Shqiptaro-Amerikane për t’i sjellur lirinë Kosovës kur shpif në këtë formë:

Rugova-Klintonit: Qeveria e Shqipërisë, pra kjo qeveri që është sot, mendoj unë, por edhe shokët e mi [Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi] kështu mendojnë, është krejtësisht në krahun e grupeve të armatosura. Ajo mund të jetë frymëzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore. 

Këtu Rugova ia shpreh Klintonit urrejtjen që e ka për rezistencën e armatosur kundër regjimit serb që po masakronte shqiptarët. Ueh! Shtanget për momentin Klintoni, dhe mendon vet me vete: “Haj medet me çfarë psikopati qenkam duke biseduar! Çfarë qenka puna e këtij budallai të çmendur? A ka ky gjak shqiptari, a çka është puna e tij”. Rugova i paraqitej Klintonit si sherr kopil kinse po të bëjë budalla, por Klintoni për këso gjëra ishte edhe më kopil (në kuptim pozitiv) dhe ia ngul thikën kështu:

Klintoni-Rugovës: Përse e keni këtë mendim, të dhënat tona, dhe burime të tjera nuk e tregojnë këtë.

Befasohet Klintoni me këtë mendim të Rugovës dhe interesohet të dij se në çka dreqin po bazohet ky kur burimet tona nga terreni dhe burime tjera nuk tregojnë se qeveria e Shqipërisë është frymëzuese dhe organizatore e UÇK-së. Takimi i Holbrook-ut në odën e Junikut me UÇK-në i tregoj Rugovës (edhe pse ky e dinte më së miri) se kush është frymëzuese e grupeve të armatosura në Kosovë. Sa shumë i kanë harruar shumica e shqiptarëve ngjarjet nga realiteti i Kosovës! Po ai misioni verifikues i OSBE-së me veturat Toyota ngjyrë bardhekaltër që ishte vendosur në Kosovë para luftës, të cilin ne e quanim me shaka “Policia e Coca-Cola-s”, çka bënte këtu në Kosovë? I ruante dhitë, apo mbledhte informata për caqet ushtarake të serbëve? E kush ishte shef i atij misioni? Ishte ambasadori amerikan William Walker. Pse detajet nga takimi Rugova-Klinton të mbajtur më 29 maj 1998 u bënë publike në Kosovë vetëm shtatë javë para se të fillojnë bombardimet e NATO-s? Natyrisht, për t’i treguar opinionit shqiptar se po ofrohet fillimi i zgjidhjes dhe fundi i gënjeshtrave të Rugovës. 

Rugova-Klintonit: Ka lidhje kohore mes gjithckaje që po ndodh sot në Kosovë dhe Shqipëri. Kur në pushtetin shqiptarë ishin forcat e djathta [Sali Berisha], me të cilën ne kemi bashkëpunuar nga fillimi, edhe në Kosovë kishte gjendje tjetër. Grupe të armatosura në Kosovë përgjithësisht kanë pikëpamje të majta, pra, janë nga ata që kanë patur ide të majta, drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji për ish figura të njohura komuniste. Si për shembull për Enver Hoxhën i cili ka qenë diktator i madh Komunist. Ka tani një lidhje, sepse grupe të armatosura shpërthyen pikërisht me shumicë, kur socialistët erdhën në pushtet. 

Në fjalinë e parë Rugova fyen Klintonin dhe mundohet t’ia prish lidhjet Kosovë-Shqipëri. Siç u cek edhe më lartë, SHBA-të muk kishin tjetër terren më të përshatshëm për ta ndihmuar Kosovën se nga Shqipëria edhe ashtu me lidhje të konfiguracionit gjeografik jo aq të përshtatshëm. Pjesa tjetër e kufirit të Kosovës ishte e rrethuar nga Mali i Zi (shtet i përbashkët me Serbinë) dhe Maqedonia. Si për inati, Rugova sulmon lidhjet Kosovë-Shqipëri. Kjo do ta ketë irrituar Klintonin deri në palcë, por prapë ishte një befasi e këndshme për të që ta kuptoj se me çfarë ogurziu kundër lirisë së popullit të Kosovës kishte punë. Klintoni duhet të ketë qenë shumë i gëzuar në fund të bisedës kur u bind se çfarë armiku i lirisë së shqiptarëve ishte Rugova. 

Në fjalinë e dytë ku Rugova përmend bashkëpunimin e tij që nga fillimi me ‘forcat e djathta’ në Shqipëri dhe ‘gjendjen tjetër në Kosovë’ gjatë asaj kohe, ka menduar se po e bënë budalla Klintonin. Aq i cekët ishte Rugova me këto shpifje për emërtimet ‘i majtë’ dhe ‘i djathtë’ sa që nuk e dinte se vetë Klintoni dhe Partia Demokratike në SHBA janë pikërisht të majtë. Ndonëse me këtë shprehje ofenduese ‘të majtë’ Rugova mundohej ta shante edhe Klintonin, Klintoni i kishte parasysh fort mirë raportet e Rugovës me regjimin e Sali Berishës dhe punën e palodhshme të tyre kundër shqiptarëve të Kosovës. “Hmmmm! Forcat e djathta dhe Sali Berisha në Shqipëri! Këto që kur ne dhe e tërë bota mundoheshim me sanksione ta ndalim makinerinë vrastare të Millosheviqit, Berisha e shkelte marrëveshjen duke e furnizuar me naftë, pikërisht ushtrinë e Millosheviqit”, do te ketë menduar menjëherë Klintoni. Rugova e shihte këtë bashkëpunim me regjimin e Berishës si ftalum për veten e tij, kurse Klintoni si tragjedi për popullin e Kosovës, çka edhe ishte. Në mesin e bashkëpunimeve me forcat e ‘djathta’ në Shqipëri për mbajtjen e qetësisë ose ‘gjendjes tjetër’ nën kontoll me terrorin sistematik serb në Kosovë, duhet përmendur një fakt që Klintonit nuk ka mundur t’i interesoj por që dihet. Regjimi i Sali Berishës, me kërkesë të Rugovës dhe regjimit të Millosheviqit, ka burgosur shumicën e udhëheqësve më të shquar të UÇK-së, duke filluar nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Ramush Haradinaj e shumë të tjerë, ose ata që Rugova i etikentonte para Klintonit si me pikëpamje të majta dhe nostalgji për Enver Hoxhën. E vërteta është se këta të burgosur nuk kanë pasur kurrfarë pikëpamje të majtë apo të djathtë pos asaj për çlirim nga terrori serb. Për ata që kanë rënë (Ademi, Zahiri, Iliri) askush nuk e di se çfarë pikëpamjesh kanë pasur sepse nuk kanë pasur, ndërsa për këta që ende janë gjallë, si për shembull Ramush Haradinaj, aktualish thuhet se ka pikëpamje të qendrës. Madje, gjatë fushatës zgjedhore, partia e Ramushit vënte parullat nëpër pllakata as majtas as djathas – drejt. E shihni se çfarë gënjeshtari dhe çpifani i mprashtë ishte Ibrahim Rugova? Kur Rugova përmend figurat komuniste, mendon se publiku nuk e di se çfarë komunisti i egër, UDB-ash, proserb dhe anti-shqiptar ka qenë vetë Rugova kur donte t’i çpërthente me brina ata që guxonin ta informojnë opinionin për librocidin ndaj kulturës shqipe. ‘Kanë pikëpamje të majta’ është njësoj sikur sot të thuash për fanatikët e Rugovës se kanë pikëpamje të filozofisë maxhupe të Rugovës. Sidoqoftë, neve na interesojnë maxhuphanet e Rugovës kundër shqiptarëve të Kosovës. Tek e fundit, edhe Barak Obama është zezak dhe me origjinë nga Afrika, por ajo që ka rëndësi është puna dhe veprat e tij. Nuk ka absolutisht asgjë të keqe nëse e cilësojmë Rugovën si shqiptar të dyshimtë ose kopil të maxhupit pasi kjo është e drejtë njerëzore dhe e garantuar. Por, veprat e tij çnjerëzore tregojnë gjithçka. 

Në fjalinë e fundit Rugova shpreh shqetësimin se me ardhjen e socialistëve në pushtet tani është më vështirë të burgosen ushtarët e UÇK-së nga dhëndrri i shkive, diktatori Sali Berisha i cili me ndihmën e mafisë greke, serbe dhe italiane e kishte mjelur popullin nëpërmjet skemave piramidale dhe e kishte futur në luftë civile. Rrjeti i bashkëpunimit të Rugovës me forcat e ‘djathta’ në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe me regjimin e Millosheviqit kundër UÇK-së megjithatë vazhdonte kur organizoheshin prita përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë me çrast janë vrarë shumë ushtarë të UÇK-së nga spiunazhi i shërbimit të Rugovës dhe Berishës tek regjimi i Millosheviqit. Ka pasur edhe shumë raste kur forcat e ‘djathta’ të Berishës, me të cilat Rugova bashkëpunonte ngushtë, i kanë shitur armë UÇK-së, dhe të njëjtin shitës u kanë dalur në pritë në kufi, ua kanë marrur armët dhe i kanë plaçkitur. 

Rugova kishte të drejtë të shqetësohej për llogari të tij dhe të regjimit të Millosheviqit para Klintonit, por Klintoni dhe SHBA-të ia kishin blerë mendjen Rugovës. E kishin konstatuar se kësaj pune i kishte dalur duqi haptas. Pengesa e vetme më serioze për ndërhyrjen e SHBA-ve për t’i ndihuar popullit të Kosovës të çlirohej nga robëria dhe terrori serb, ishte Rugova dhe vetëm Rugova. Askush tjetër. As e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Rusia nuk mund ta ndalonte përcaktimin e SHBA-ve për të ndërhyrë në Kosovë sa e pengonte Rugova, sepse ky paraiqtej si udhëheqës i popullit dhe arsyetohej para botës se populli e urren UÇK-në të cilën ky e quante pjellë të Serbisë (a në fakt Rugova ishte, mbeti dhe filozofia e tij mbetet, pjellë e serbo-komunistëve). Klintoni duke e vërejtur se po bisedon me një njeri të dehur (shënim faktik: Rugova ka qenë një pijanec dhe duhanxhi i tërbuar që konsumonte deri në dy litra raki dhe katër paqeta cigare), i bie edhe më trup kur e pyet Rugovën:

Klintoni-Rugovës: Nuk ka shkaqe të tjera të gjendjes?

Kjo pyetje e ka këtë kuptim: A llomotite ose shkretove boll? Krejt këto çka i the gjer më tani janë palidhje. A ke diçka tjetër më të logjikshme të thuash se ma plase barkun me këto dokrra?

Rugova-Klintonit: Ka edhe të tjera, por qeveria e Shqipërisë, zoti Nano, lojën e ka jo të pastër. Prandaj edhe marrëdhëniet tona me të, marrëdhëniet e mia me të, janë ngrirë. Nga Shqipëria janë futur armë edhe mjete të tjera. Futen njerëz, futet gjithçka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund të shkojë edhe më tutje drejt eskalimit.
Përsëri Rugova vjellë helm e vrerë kundër qeverisë së Shqipërisë. Brengoset shumë Rugova se nga Shqipëria tani po futet ‘gjithçka’ ku përmend njerëzit në mesin e kësaj gjithçkaje, do të thotë po futen ushtarët e UÇK-së dhe po duan që të na marrin në qafë mua dhe pushtetin e Millosheviqit në Kosovë duke e radikalizuar gjendjen! Klintoni prapë befasohet nga kryeneqësia e Rugovës dhe ia kthen përgjigjen po ashtu me kryeneqësi, me të njëjtin qëndrim si në fillim për qeverinë e Shqipërisë: 
Klintoni-Rugovës: Ne kemi mendimin se në Shqipëri po punohet mirë, për problemin e Kosovës. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogël një zjarr të madh.
Do të thotë, Shqipëria po e ndihmon Kosovën në luftën e saj dhe nuk po synon të hyjë vetë në të (po të ishte më e fortë do të hynte) për ta ndezur një zjarr më të madh siç thoshte Klintoni. Rugova shqetësohej tej mase pse Shqipëria po e ndihmon ngapak Kosovën të cilën ndihmë modeste SHBA-të e përshendetnin fuqishëm. 
Në bisedë ndëhryn Bujar Bukoshi:
Bukoshi – Klintonit: Nuk duhet me pas besim të madh tek qeveria shqiptare. Unë kam pas takime me to fill pas takimit të Nanos me Milosheviqin në Kretë, takim që është pritë me indinjatë në Kosovë.
Klinton-Bukoshit: Mendimi im është se kanë bërë mirë që janë takuar. Të jetosh në Ballkan dhe të mos flasësh me njeri – tjetrin, qoftë dhe për diç të zakonshme, është kundër rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje.
A po e kuptoni këtë përgjigje pak të koduar të Klintonit ndaj Bukoshit dhe Rugovës si reagim ndaj asaj se Rugova (dhe LDK-ja) i ka ngrirë raportet me qeverinë e Shqipërisë dhe Fatos Nanon, kur u thotë se kjo është kundër rrjedhave? Nëse Kosova duhet të çlirohet nga Serbia, atëherë nuk është demokratike që LDK-ja t’i shpallë luftë ose t’i ngrij raportet me qeverinë socialiste të Shqipërisë e cila nuk lejonte burgosjen e ushtarëve të UÇK-së dhe po i ndihmonte në futjen e armatimit në Kosovë për luftë kundër Serbisë. Vëreni me kujdes se si Klintoni në formë alegorike i quan Rugovën dhe Bukoshin kllosharë me mendim primitiv kur u thotë se “mendimi civilizues nuk ecën me ngrirje”. Takimi në Kretë ishte realizuar nën vëzhgimin e CIA-s për të marrë informata plotësuese si qëndron rrjedha e ngjarjeve. 
Bukoshi-Klintonit: Unë kam marrë takim me ta pas takimit në Kretë. Kreta ishte alibi për Nanon për faktin se ai ka lidhje të forta, të hershme, me ata që po realizojnë luftën në Kosovë. Lidhjet e tij datojnë prej disa vitesh.
Edhe këtu zhgënjehet Klintoni. Tërë kohën mundohet t’i bind se nuk ka rrugëdalje tjetër pos luftës e cila është e pashmangeshme, dhe se SHBA-ve u duhet një lloj arsyetimi për të ndërhyrë ushtarakisht, se përndryshe institimi për ta mbajtur gjendjen të ‘qetë’ në Kosovë nën terrorin e përditshëm serb, do të cilësohej si agresion i jashtëm ndaj një vendi paqësor, në këtë rast regjimit të Millosheviqit. Është interesante, madje shumë intersante se, gjersa Millosheviqi deklaronte se shqiptarët në Kosovë janë më të sigurtë se sa serbët në Beograd, Rugova në të njëjtën kohë i kishte ndezur të gjithë motorët e propagandës për të mos e lejuaj gjendjen të ‘radikalizohet’, do të thotë ishte për mbajtjen e status quo-së nën kërbaçin e Millosheviqit. Rugova ishte në gjendje të bëjë çmos në mbajtjen e kësaj gjendje duke akuzuar fuqishëm Shqipërinë, UÇK-në, madje edhe Klintonin dhe SHBA-të. Ndërhyn Veton Surroi në bisedë me këtë fjali. 
Surroi-Klintonit: Veshja e jashtme e politikës së Nanos është moderne, thelbi është nacionalist.
Shikoni tash se si ndezet nga qejfi Klintoni: 
Klintoni-të treve: Ju duhet të takoheni me Nanon. Nëse qeveria e tanishme në Shqipëri ndihmon aktivisht në luftën që zhvillohet në Kosovë, nuk bën mirë, por mundësitë e saj janë të pakta për gjendjen që është atje. Mendoj për mundësitë që kanë ata për të marrë veten pas ngjarjeve të një viti më parë. Ata kanë problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmë edhe të tjera, ato tonat. Ne do t’i përkrahim ata, sidomos për vizionin e qartë për problemin e Kosovës.
Pra, shihet qartë se Klintoni ishte në kërkim të nacionalistëve shqiptarë. Kur Veton Surroi i thotë se Nano është nacionalist, Klintoni ndërhyn menjëherë duke u sugjeruar të takohen me të dhe me çdo nacionalist tjetër shqiptarë. Në fjalinë e dytë Klintoni përcjellë një porosi të koduar kur thotë nëse Shqipëria ndihmon aktivisht luftën në Kosovë nuk bënë mirë se mundësitë e saja janë të pakta. Ndërsa në vijim sqaron se Shqipëria nuk duhet t’i shpallë luftë Serbisë se nuk ka kapacitete dhe fuqi, por le te ta vazhdoj aq sa mundet përkrahjen për luftën e Kosovës. Klintoni ishte aq gjentëllmen për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës sa që e lut delegacionin kosovar të mos i shtojnë probleme tjera Shqipërisë, se ne (SHBA) jemi duke i përkrahur ata (qeverinë e Shqipërisë) në vizionin e qartë të tyre për problemin e Kosovës (luftën për çlirim). Keni parasysh se Klintoni këto qëndrime kaq të hapura pro-shqiptare nuk do t’i bënte në takime publike për opinionin sepse do të dilnin si anim i hapur ndaj një pale (shqiptarëve) kundër palës tjetër (serbëve, pa përfshirë këtu edhe shkije shqipfolës si Rugova dhe Bukoshi). 
Rugova-Klintonit: Zoti president, unë kam biseduar me zonjën Ollbrajt, edhe zotit Gelbard ia kam thënë se Nano nuk bën lojë të pastër, por kontaktet do t’i kemi më të rregullta.
Shihe sa interesant ky deklarim i Rugovës! Vetë Rugova e ka furnizuar Gelbardin me dezinformata, shpifje dhe denigrime të poshtra për të dalë me qëndrimin se UÇK-ja është grup terrorist pa fije dyshimi. Aq të forta dhe makabre kanë qenë shpifjet e Rugovës te Gelbardi për UÇK-në, sa që, siç u cek edhe më herët, popullit amerikan që ka dëgjuar deklaratën e Gelbardit, i është dukur sikur po i dridhet toka nën këmbë nga kjo organizatë (UÇK-ja) “shumë e rrezikshem terroriste”!
Klinton-Rugovës: Do të ishte mirë të veprohej kështu. Të mos krijohen probleme të tjera në Shqipëri.
Edhe një herë Klintoni ia mbledh betë Rugovës që të mos ia prish planin me Shqipërinë për ta çliruar Kosovën. Mirëpo, Rugova tregon shenja se e ka ndërmend të bëjë çmos për ta prishur këtë plan veç mos mujt. Përpos ofendimit ndaj qeverisë së Shqipërisë ‘për lojë të papastër’ që e përsërit vazhdimisht gjatë bisedës (Rugova ishte takuar me Klintonin vetëm për t’i sharë e fyrë gjatë gjithë kohës UÇK-në dhe qeverinë e Shqipërisë, dhe për ta lavdëruar shkaun Sali Berisha), shihni se çka shkreton më tutje: 
Rugova-Klintonit: Nga ana jonë do të mundohemi. Por në Kosovë, rikthimi i Berishës në drejtimin e Shqipërisë do të pritej mirë.
Nuk merr vesh dot Rugova se Berishës ia ka parë shumë sherrin UÇK-ja, madje edhe SHBA-të kur Berisha furnizonte makinerinë ushtarake vrastare të Millosheviqit gjatë kohës së sanksioneve kur bota e civilizuar po përpiqej ta frenoj gjenocidin dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi nga serbët. Rikthimin e Berishës në drejtimin e Shqipërisë do ta priste mirë vetëm Millosheviqi, Rugova dhe njerëzit e painformuar ose të dezinformuar nga propaganda e LDK-së. Lidhur me këtë qurravitje të Rugovës për kthimin e Berishës, Klintoni ia jep në këtë formë një shuplakë të fortë Rugovës duke e lënë këtë si të dhirë dhe të bërë për pesë pare:
Klinton-Rugovës: Ujrat nuk kalojnë dy herë në të njëjtat brigje. Do të isha po ashtu i interesuar të di se çfarë proporcionesh keni në marrëdhëniet me shqiptarët në Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…
Përkthimi i fjalisë së parë nga gjuha orgjinale do të ishte pak më ndryshe (me sa e kam vërejtur nga dokumenti origjinal të cilin e ka arkivuar CIA), që do të thotë se ujërat e njëjta nuk kalojnë dy herë nën të njëjtën urë. Për ta kuptuar më mirë, përkthimi i duhur në gjuhën shqipe i kësaj shprehje nga gjuha angleze, është: Një herë vjen vera kah dera. Gjithmonë e përktheni vetëm kështu. Qurravitjes dhe vajtimit të Rugovës për t’ia kthyer Berishën në pushtet në Shqipëri që ky të jetë në gjendje të burgos ushëheqësit e UÇK-së dhe ta furnizoj krye-kasapin e shqiptarëve Millosheviq me naftë, Klintoni i përgjigjet me shprehjen një herë vjen vera kah dera. Kjo shprehje si e përdori Klintoni, i ka dy kuptime që tokmaku Rugova nuk i kuptoj kurrë. I pari, i tregoj Rugovës se koha kur ishte Berisha në pushtet, ishte vera kah dera për ty dhe Millosheviqin. Kuptimi i dytë është se me rrëzimin e Berishës dhe ardhjen e forcave të ‘majta’, tash është vera kah dera për ne dhe do ta shfrytëzojmë si duhet për çlirimin e Kosovës nga ti dhe Millosheviqi. 
‘Gjentëllmeni’ Klinton interesohet të dihet se a kanë mundësi edhe shqiptarët e Maqedonisë të ndihmojnë diçka për çlirimin e Kosovës. Klintoni i shihte gjërat shumë larg duke u mundur ta bëjë mobilizimin e sa më shumë shqiptarëve që ishte e mundur kundër okupatorit serb, por, duke e vërejtur fanatizmin anti-shqiptar të Rugovës kishte frikë të zbuloj më shumë detaje se mos Rugova po ia përcjellë Serbisë dhe aleatëve të saj, gjë e cila edhe ka ndodhur gjatë luftës. Shqiptarët e Maqedonisë, disa prej të cilëve kanë marrë pjesë në UÇK dhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, kanë strehuar qindra mijëra refugjatë të bashkë kombasve të tyre nga Kosova. 
Dosje sekrete e bërë publike para kohe

Ky ishte dokumenti faktik se si Rugova e ka ‘futur Amerikën’ në luftë kundër Serbisë. Nuk ka ofendim më të pafalshëm se të thuash se Rugova ka ndikuar diçka te Amerika në ndërhyrjen shtarake kundër Serbisë. Rugova ka ndikuar jo diçka, por shumëçka me mish e me shpirt kundër kësaj ndërhyrje, dhe nuk dorëzohej dot në përpjekjet e tij. Këto përpjekje djallëzore i vazhdonte ashiqare dhe me intesitet të shtuar. Këtë e vërteton edhe fakti se pas takimit me Klintonin ai nuk u kthye drejt në Kosovë por iku me vrap si fêna në Itali për takim me ministrin e jashtëm italian Lamberto Dini, një aleat i fortë i Millosheviqit i njohur për aferën e telekomit serb (ku përfshihej edhe Kosova) gjatë kohës së sanksioneve ekonomike kundër Serbisë (kur vetëm edhe Berisha po i shkelte). 
Në takim me Lamberto Dinin, Rugova e informon për betë e mbeldhura nga Klintoni rreth gjendjes në Kosovë dhe planin e SHBA-ve me Shqipërinë për zgjidhjen e problemit vetëm me forcë edhe nga brenda (nëpërmjet rezistencës së armatosur) por edhe nga jashtë (planin e NATO-s fillimisht për mbështetje, e më vonë me intervenim). Rugova e alarmon Lamberto Dinin në kuptimin se qetash na ka voja të bytha. Meqenëse bazat kryesore amerikane dhe të NATO-s prej nga do të sulmohej Serbia ishin në Itali (Aviano, Ancona, Viçenca dhe Flota e Gjashtë në Detin Adriatik), ministri italian dhe qeveria e tij filluan me përkushtim mbledhjen e informacioneve për planet e sulmeve të NATO-s dhe të gjitha ato ia kaluan regjimit të Millosheviqit. Edhe sot në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka bindje se NATO-ja ka bombarduar kryesisht objekte të zbrazëta. Ka edhe të atillë që thonë se NATO-ja e ka njoftuar paraprakisht ushtrinë serbe që të largohet nga objektet që do të bombardoheshin. Gjersa është e vërtetë se nga fushata 78 ditëshe e bombardimeve të NATO-s kanë humbur jetën vetëm nja 700-800 ushtarë serbë (një shifër shumë qesharake nga gjithë ai bombardim) nuk është e vërtetë se NATO ka bërë hajgare duke u treguar serbëve “ju ikni prej kësaj ndërtese se do ta bombardojmë nesër”. E vërteta është se qeveria italiane ia kaloj planet e sulmeve regjimit të Millosheviqit. Këtij spiunazhi në favor të Serbisë më vonë (gjatë bombardimeve) do t’i bashkangjitet edhe Franca (më i njohuri oficeri Pierr Bynel), ose vendi kryetarit të të cilit (Jacques Chirak) Rugova vazhdimisht i dërgonte urime dhe përshendetje sa herë mbante konferenca për shtyp ose jepte ndonjë deklaratë për publikun.
Si vërtetohen të gjitha këto plane pak a shumë publike të Rugovës si zëdhënës i regjimit serb dhe qeverisë italiane? Shumë lehtë. Ngjarjet nga realiteti ia nxorën duqin për ledine. Italia ishte vendi i vetëm i NATO-s i cili bënte presione të mëdha për ndalimin e bombardimeve kundër Serbisë. Kur kjo thirrje nuk mjaftoj, Slloba aktivizon Rugovën i cili kërkonte po të njëjtën gjë sikur Italia – NATO ndal sulmet kundër regjimit të Millosheviqit. Atëherë mendohej se Rugova ishte peng dhe po detyrohej ta bënte një kërkesë të tillë, çka nuk ishte aspak e vërtetë. Rugova i thoshte në gojë edhe Klintonit në Shtëpinë e Bardhë që të mos e trazoj gjendjen në Kosovë, dhe i kërkonte ndihmë për ta shtypur përkrahjen e qeverisë së Shqipërisë ndaj ‘grupeve të armatosura’ (vetëm kundër UÇK-së, jo edhe kundër ushtrisë dhe policisë serbe). Rugova nuk ishte kurrfarë pengu kur shkoj publikisht (nuk dihet edhe sa herë në mënyrë sekrete) me vullnet për takim me Sllobën në Beograd më 15 maj 1998 kur shqiptarët e Kosovës vriteshin e masakroheshin nga regjimi i Millosheviqit. Rugova po ashtu nuk ishte kurrfarë pengu më 22 maj 1998 kur në shtëpinë e tij të ‘pavarësisë’ në Velani kishte sjellur Tomisllav Nikoliqin dhe çetnikë tjerë për të pirë raki e zgërdhirë në kohën kur përjashta shtëpisë së tij në rajone të ndryshme të Kosovës çetnikët masakronin shqiptarët. 
Rugovën gjatë luftës e ruanin në shtëpinë e tij milicia e Millosheviqit. Me kërkesë të tij, Rugova u evakuua në Beograd. Asnjëherë pas luftës nuk ka thënë se e kanë dërguar me zor për takim me Millosheviqin. Natyrisht, nuk mund të thoshte sepse serbët

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Nacionalizmi Ballkanik!

Ka shumë mendime të ndryshme për nacionalizmin. Sidoqoftë nacionalizëm në kuptimin e plotë të fjalës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *