Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / Shkencëtarja serbe trondit: Ja gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844, 1912 … (VIDEO)

Shkencëtarja serbe trondit: Ja gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844, 1912 … (VIDEO)

DUBRAVKA STOJANOVICAlbanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar.

Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit «shiptari», që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe të tjerët.

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët. Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve. Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piroćanac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: “Nëse do t’i lejonim të qëndërojnë këtu, do të na krijojnë probleme.”


Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.

Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.


Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”. SHQIPTARI.EU

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Video e tmerrshme: Shihni kufomat në oborrin e Burgut të Dubravës, 21 maj 1999

Kjo video, pasqyron pamjet në Burgun e Dubravës më 21 maj 1999.Tmerruese është se të …

Një koment

  1. Eshte shume indikative qe znj shkencetare e nderuara Stojanoviq, dele para opininit te vete serb ne prag te mbajtjes se referendumit te Dodikut ne Rep.Serbe te Bosnjes per shkeputjen e etnitetit serb dhe bashkimit te tij me serbine , dhe para pergaditjes se referendumit ne Vojvodine kurse , ky gjenocid serb mbi shqiptaret ka ndodhur gjate shkll.te 20-te dhe kjo zonje deri tashe se kemi degjuar ta kete thene edhe nji fjale te vetme edhe pse ka pase me bollellek dokumente e materiale per hulumtime shkencore te gjenicidit serb mbi shqiptaret