Kryefaqja / LAJME / SPORT / Bekim Balaj jep premtimin e madh ndaj ndeshjes me Spanjën

Bekim Balaj jep premtimin e madh ndaj ndeshjes me Spanjën

Autori i golit të dytë për Shqipërinë në ndeshjen e sotme përballë Lihtenshteinit, Bekim Balaj pas ndeshjes është shprehur mjaft i lumtur me golin që vulosi fitoren 2:0 për Shqipërinë.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Ishim të detyruar që të fitonim. Ishte e sikletshme, pasi në letër na dukej e lehtë, arritëm të menaxhonim lojën dhe të shënonim.
Arritëm të gjenim golin me presing dhe më pas kontrolluam lojën me zgjuarsi, pasi të tilla ndeshje duhet kujdes.
Unë jam tifoz i Realit të Madridit, këtë gjë i kam thënë edhe gjatë ndeshjes në Portugali Pepes kur i shënova, shpresoj të shënoj edhe përballë Ramosit të dielën”, u shpreh Balaj.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Mashtrimi i Federatës së Kosovës, UEFA dhe FIFA nuk e ndalojn flamurin shqiptar

UEFA e FIFA nuk kanë dhënë asnjë urdhër që flamuri i Shqipërisë të mos jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *