Kryefaqja / OPINION / Historiani amerikan zbulon fakte të panjohura deri tani për krimet serbe e greke ndaj shqiptarëve

Historiani amerikan zbulon fakte të panjohura deri tani për krimet serbe e greke ndaj shqiptarëve

Sot vjen në Tiranë nga Amerika Justin McCarthy, autori i një vepre studimore të pazakontë, të titulluar: ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­-1922’
Pra, siç shihet, është fjala për periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, rënien e saj, që u shoqërua nga luftra me theks nacionalist si pasojë e prishjes së një rendi të caktuar, duke kulmuar më pas me Luftën e Parë Botërore. E veçanta e veprës është se nuk niset nga asnjë premisë me bazë emotive, siç mund të jetë feja apo nacionaliteti.
McCarthy është një i krishterë dhe amerikan po ashtu. Por ai niset vetëm nga premisa shkencore në punën e tij, gjë të cilën e sqaron në parathënie, edhe sa i përket motivit të studimit të tij: “Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumutimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë së Perandorisë Osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane. Teksa përllogaritja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse 3 milion myslimanë kishin vdekur në luftrat gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve…” Nga ana tjetër, po duke iu referuar parathënies së librit, autori McCarthy përmend diku dhe viktimizimin jo pak dhe të të krishterëve në valën e luftrave me karakter nacionalist që çoi me pas dhe në spastrime etnike. E potencon këtë fakt kur është fjala për serbët dhe grekët e lëshuar frerësh: “’Vdekje dhe Dëbim’ katalogon vuajtjet e myslimanëve, por nuk duhet menduar se të krishterët nuk vuajtën. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në Shqipëri. Pushtuesit nga Mali i Zi dhe Serbia rrënuan si fshatrat e shqiptarëve myslimanë ashtu dhe ato të të krishterëve pa dallim. Greqia zaptoi trojet e shqiptarëve, pa marrë parasysh fenë e banorëve të tyre. Në një kohë që dhimbja ishte e gjithëmbarshme, është e pamundur të thuhet se kush vuajti më tepër, dhe as nuk ka dobi që të spekulohet lidhur më këtë çështje. Të gjithë shqiptarët u bënë viktima të katastrofës së kombit të tyre.
Kështu shkruan pra autori në parathënien e librit të tij, e cila është një sintezë e përfundimeve nga hulumtimet e mëdha me bazë krejtësisht shkencore. Justin McCarthy është profesor i Historisë në Universitetin e Lousville­it, historian pa dyshim, si dhe demograf, i cili i është kushtuar historisë së popujve të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme, me një sërë veprash studimore Promovimi i veprës studimore të Justin McCarthy­it ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­1922’, do të bëhet të hënën në orën 11.00, në sallën ‘Balshaj’ të ambienteve të Hotel Tiranës. Ai do jetë prezent personalisht për të folur mbi këtë vepër. Tesheshi.com

Check Also

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët!

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe më Misterioz se …

Leave a Reply