Kryefaqja / LSHB / LSHB po vazhdon fuqishëm aktivitetin, sot ishte me radhë Klina

LSHB po vazhdon fuqishëm aktivitetin, sot ishte me radhë Klina

Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar po vazhdon fuqishëm me aktivitetet e saj në të gjitha trojet etnike shqiptare, në rritjen e numrit të anëtarësisë, e veçanërisht në lidhjen shpirtërore të qytetarëve me platformën e saj për një Shqipëri të Bashkuar.
Aktivistët e Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, sot kanë marshuar në qytetin e Klinës. Kryetari Veliu është ndier i entuziazmuar me pritjen që i është bërë LSHB-së nga ana e qytetarëve të Klinës së Mujë Krasniqit.
Klinasit në numër të madh i janë bashkëngjitur kësaj platforme. Këtë e dëshmon edhe dita e sotme, ku qytetarët kanë ardhur pareshtur në pikën e vendosur të kësaj lëvizjeje dhe janë anëtarësuar. 

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …

Leave a Reply