Kryefaqja / LAJME / SPORT / Mbrëmje e madhe për bokserët shqiptar, njëri nga viktimat ishte serb

Mbrëmje e madhe për bokserët shqiptar, njëri nga viktimat ishte serb

Mike Gjetan Keta nuk di të ndalet. Boksieri shqiptar fitoi bindshëm duelin e tij përballë boksierit Kazak Vasilj Sarbajev në Mynih të Gjermanisë ku përballja mes tyre ishte kulmi i mbremjes së Keta Fight klub. Ishte një duel mjaft i zjartë ai mes dibranit dhe boksierit kazak, në një dyluftim mjaft të ashpër ku Sarbajev me inteligjencën e tij u shfaq mjaft i rrezikshëm, ndërsa Gjetani falë këmbënguljes dhe forcës së vullnetit arriti të triumfonte në raundin e fundit, duke marë fitoren me pikë me vendim unanim të jurisë. Për Mike Gjetan Ketën ky ishte më tepër një takim përgatitur për përballjen e madhe të 3 dhjetorit, kur boksieri shqiptar do të ndeshet me boksierin gjerman i cili ka fituar dy herë titullin botëror Vincent Feigenbunz, një përballje e madhe dhe e shumëpritur për të cilën Gjetani po tregon se është në lartësinë e duhur për një tjetër fitore të madhe.

Ishte një mbrëmje mjaft e vecantë në Mynih ku natyrisht nuk mungonte përkrahja e zjarrtë e shqiptarëve ndërsa ishin prezentë dhe familjarë të heroit Adem Jashari. Fitorja e Mike Gjetan Keta rezultoi qershia mbi tortë, pasi edhe dy boksierët e tjerë të Keta Fight Klub dolën triumfues përballë kundërshtarëve respektivë. Kristian Prenga që ngriti peshë zemrat e tifozvëe shqiptarë pak muaj më parë në Tiranë, dhuroi një tjetër provë force duke fituar me konck out në raundin e dytë përballë bosnjakut, Haris Radmilovic. Triufmues ishte dhe Ferit Kerta i cili dhuroi emocione të vecanta në një dyluftim të zjarrtë përballë serbit Zejlko Bojov, me boksierin shqiptar që i karikuar në maksimum shfaqi potencialin e tij me një kock out spektakolar duke e hedhur serbin knokc out që në raundin e dytë, për kënaqësinë e vecantë të tifozëve shqiptarë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Mashtrimi i Federatës së Kosovës, UEFA dhe FIFA nuk e ndalojn flamurin shqiptar

UEFA e FIFA nuk kanë dhënë asnjë urdhër që flamuri i Shqipërisë të mos jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *