Kryefaqja / DIASPORË / Obama mbështet shqiptaren që kandidon për kongresmene: Është liderja që na duhet

Obama mbështet shqiptaren që kandidon për kongresmene: Është liderja që na duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka shprehur mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila po kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Amerikë pas rreth 1 muaji.
Obama e ka cilësuar Shkrelin si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave, duke shpallur hapur kështu mbështjetjen ndaj shqiptares ndër 30 kandidatët demokratë për Kongresin.
Në qoftë se zgjidhet, Suzana Shkreli do të jetë një ndër kandidatet më të reja të zgjedhura për Kongresin.
“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to”, ka thënë ndër të tjera Presidenti amerikan. 

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Në Zarë hapet edhe gjimnazi për shqiptarët

Pas një angazhimi të përkushtuar për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për nxënësit shqiptar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *