Kryefaqja / DIASPORË / Të festojmë së bashku 28 Nëntorin – 104 vjetorin e Flamurit tonë Kombëtar -104 vjet Pavarësi.

Të festojmë së bashku 28 Nëntorin – 104 vjetorin e Flamurit tonë Kombëtar -104 vjet Pavarësi.

Rikard Shpori,Kryetar i Bashkësisë Shqiptare,Njofton se më 26 Nëntor, 2016 në Salles de Reception ‘Paragoni’ në Laval, Bashkësia Shqiptare organizon Festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar.  Të festojmë sëbashku 28 Nëntorin – 104 vjetorin e Flamurit tonë Kombëtar -104 vjet Pavarësi. Të festojmë sëbashku një nga ditët më të rëndësishme të historisë tonë Kombëtare, Të Bashkuar e jo të përcarë.

Bashkësia Shqiptare fton gjithashtu publikisht, Shoqatën Kulturore Shqiptare në Montreal si dhe të gjithë Shqiptarët në Montreal dhe Kebek, që të mblidhemi dhe të festojmë sëbashku nën të njëjtin flamur pa dallim feje, krahine, dhe ideje. Le të shërbejë kjo festë si një shembull i një kombi nën një flamur.

Kjo thirrje publike le të shërbejë si një iniciativë dashamirëse dhe me një qëllim fisnik për të gjithë ne.

 Një Flamur – Një Komb.

 Ashtu si më 28 Nëntor 1912, në Vlore u ngrit flamuri ynë Kuq e Zi nga Ismail Qemali, si 400 vjet më parë,u valvit mbi trojet tona prej të madhit Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, shembuj pastërtisht të bashkimit kombëtar.     


‘Deshti Zoti,që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të Lirë,të Pavarur dhe më vehte, prandaj qeshni dhe gëzohuni. Tani të gjithë BASHKOHUNI si një trup i tërë dhe i pandarë…’

(pjesë nga fjala e Ismail Qemalit, 28 Nëntor, 1912)

 Nuk besojmë se na mungon gjë, që edhe sot e kësaj dite Shqiptarët të arrijnë të bashkohen, si nje trup i tërë dhe i pa ndarë.

Mjaft më me përcarje apo ushqim të inateve karshi njëri-tjetrit në një komunitet të vogël si yni, ku të gjithë kontribuojnë në cilësinë e jetesës Kanadeze por shpesh anashkalojmë respektin dhe mbajtjen gjallë të origjinës dhe virtyteve tona.

 Një komunitet mund të gjejë harmoninë e tij në momentin që gjithsekush është zot në shtëpinë e tij por i barabartë në tryezën e përbashkët. Asgjë nuk na mungon. Duhet vetëm pak dëshirë dhe përpjekje për të ngritur e mbajtur vlerat më të mira të origjinës sonë.

 Le të shërbejë Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë, si asnjëherë tjetër si Dita e Përgjegjësisë për të gjithë ne. Nëse e pranojmë këtë përgjegjësi, nuk vendosim gishtin apo paragjykojmë të fqinjin tonë, atëherë na shtohen vlerat si Shqiptarë, si Atdhetarë, si Patriotë, si njerëz humanë,si besimtarë,si të ditur, intelektualë apo punëtorë, si të ndershëm.

 Bashkësia Shqiptare është krijimi i njerëzve që besuan e besojnë në të e si e tillë mund të ketë gabimet e veta. Ajo mund të qohet përpara nëse të gjithë kontribuojmë e jo ndajmë.

Të kritikosh është e lehtë – të korrigjosh dhe qosh përpara kërkon guxim dhe punë në interesin e përbashkët e aspak vetiak. Asgjë nuk na mungon.

Vitin e kaluar u Festua dita e Pavarësisë së Flamurit tonë (një flamur) u zhvillua në grupe dhe të shpërndarë, Brenda një komuniteti kaq të vogël sa ky i yni në Montreal. Kjo duhet të na vendosi të gjithëve përpara një përgjegjësie personale dhe të na zgjojë mirësinë e të kuptuarit, përtej fasadave apo fotografive ceremoniale.

 Këtë 104 vjetor të Flamurit tonë Kombëtar, (Një Flamur) ftojmë publikisht dhe me shumë dashamirësi, Shoqatën Kulturore Shqiptare Montreal, si dhe të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Montreal dhe Provincën e Kebekut, që të mblidhemi më 26 Nëntor,ditën e shtunë, në Salles de Reception ‘PARAGON’ në Laval dhe ta festojmë së bashku me këngë dhe valle e hare nga të gjitha Trojet Shqiptare, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë tonë të bukur, që me shekuj ka pasur plagë në trupin e saj dhe këtë dite kërkon bashkimin , haren gëzimin dhe festimin tonë kudo që jemi dhe veprojmë , bashkohuni , festoni të bashkuar dhe jo të ndarë,

Flamuri ynë Kombëtar i përket të gjithë shqiptarëve dhe ne të gjithë do të ishte bukur të festojmë të bashkuar. gjithë shqiponja të atdheut ejani festoni dhe gëzuar, atdheu ynë dhe falamuri janë më të gëzuar …!

 Me respekt,

Rikard Shpori

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Në Zarë hapet edhe gjimnazi për shqiptarët

Pas një angazhimi të përkushtuar për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për nxënësit shqiptar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *