Kryefaqja / LAJME / Veliu: Greqia të reflektoj pozitivisht, përndryshe do të përfundoj si Jugosllavia e Millosheviqit

Veliu: Greqia të reflektoj pozitivisht, përndryshe do të përfundoj si Jugosllavia e Millosheviqit

Kryetari i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu reagoi ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias lidhur më kërcënimet e këtij të fundit ndaj Shqipërisë. “Kotzias dhe gjithë të tjerët, që guxojnë të kërcënojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet ta kenë parasysh se do të përballen me 10 milion shqiptar.”

Veliu: Zgjidhja e drejt e çështjes Çame është premisë për lirinë e Gadishullim Ilirik

Sipas tij, Greqia përfundimisht duhet ti jap fund kërcënimeve ndaj Shqipërisë dhe të respektoj të gjitha konventat ndërkombëtare, si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe përmisimin e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi. “Kotzias, duhet ta dij se është në interesin e Greqisë, që sa më parë t’i thotë jo politikës shtetëtore shoviniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk jetojmë në kohën e kriminelit Zerva, por në vitin 2016, kur çështjet e hapura mes shteteve duhet të zgjidhen duke respektuar dhe zbatuar konventat ndërkombëtare. Greqia, si shtet i ashtuquajtur demokratik, anëtare e NATO-së dhe e Bashkimit Europian, duhet të zgjedh se a do të vazhdoj politikën shtetërore gjenocidiste ndaj shqiptarëve apo sinqerisht dëshiron përmisimin e marrëdhënie me Shqipërinë, përndryshe do të përfundon si Jugosllavia e Millosheviqit”, thuhet në reagimin e Veliu-t.

“Greqia duhet që të reflektoj pozitivisht, dhe të merr vendime të guximshme për korigjimin e padrejtësive shekullore ndaj shqiptarëve nën pushtimin grek”, përfundon reagimi i Veliu-t./Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Dëmtohet “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Kastriot Berishaj premton rregullimin e pllakës

Ka kohë që monumenti i arkitektit të Shqipërisë Etnike Hasan Prishtinës , i vendosur përballë …

Leave a Reply