Kryefaqja / HISTORI / KRIMET GREKE / 30 Fëmijë nën 3 vjeç të masakruar nga grekët në Çamëri

30 Fëmijë nën 3 vjeç të masakruar nga grekët në Çamëri

Nga Abedin Rakipi 

Burimet historike të historianëve, dëshmitarëve okularë dhe ushtarakëve grekë janë të tejmbushura me prova dhe dëshmi të masakrës që përjetuan myslimanët e Çamërisë. Gjithmonë e më shumë burime pohojnë gjithashtu se oficerët britanikët e inkurajuan Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre. Koloneli Chris Woodhouse njëkohësisht shefi i misionit ushtarak britanik në Greqi raporton: “I inkurajuar nga Misioni i Aleatëve e drejtova Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre;” (Viranda Vickers, The Cham issue) I njëjti oficer shkruan sërish në një raport zyrtar në 1945: “Çamët e meritonin atë që pësuan, por metodat e Zervës ishin shumë brutale.” (PRP/FO, 371/48094). Por, ajo që është më e tmerrshme është një dëshmi e kolonelit grek të ELAM-it Nikos Ziangos, i cili raporton një nga masakrat masive që ju bë fëmijëve të vegjël në Çamëri. Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004. Në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….”

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

“Ishim duke parë ndeshjen me flamurin shqiptar, greku na qëlloi me pistoletë”

Dy të rinj shqiptar kanë përjetuar momente tmerri në një lokal në Kallamata të Greqisë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *