Kryefaqja / OPINION / “Ardhja” e çobanëve të Shqipërisë në rrafshin e Kosovës – sipas serbëve

“Ardhja” e çobanëve të Shqipërisë në rrafshin e Kosovës – sipas serbëve

“Shën Maria “ e Ulpianës ( Graqanica )( courtesy Shqipe Hoxha )
Miku Lime Kote, në një postim të” Mureve Ciklopike “… e shkroi : “ muret ciklopike ,por të quajtura ndryshe mure pellazgjike , duke e shtruar një pyetje shumë të fortë : “Thoni zotrinjë pse u deshën te vijnë grekët ne gadishullin tonë të na “ mesonin” shkrim e kendim .?….Jo ! ….. Ata ketu gjetën një popull të lexuar e të nxënë për mrekulli me dijet e kohës ..”

Pra edhe sllavëve, pse iu deshën të vinin në rrafshin e Kosovës të na “ mësonin “ histori e fe kur këtu i gjetën shqiptarët të arsimuar , shtet ndërtues , fe-vendosës dhe feud të tokave të tyre?

Kur ne e zyrtarizuam fenë ishin nja 300 -400 vjet deri në ardhjen e tyre. Se si dhe pse u vëndosën këndej pari , e shkruan edhe historia . Por, nejse. Neve na ngrëni thatësia mendore dhe ekonomike dhe ja që ata u gjenden afër nesh . 
I ardhuri rishtas ( për lashtësitë historike ) mundohet të bëj historinë e një “ den baba deni “ këndej pari e na paraqet neve si blegtorë , si çoban “me qen e me stan “ që “erdhëm “ në rrafshinat e buta 

“sllave” të Kosovës e më gjerë. Ne heshtim ; heshtja është pohim. Njeriu heshtë kur nuk ka fakte. Njeriu e ulë kokën në dhe të huaj ; në vend se ata t`ulin b…n aty ku janë ,neve na e imponojnë “ historinë” e tyre të ardhjes sonë; e ku ? në tokat tona historike.
Për analizë dhe pak përrallosje me “llafet “ e tyre e mora “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije “ ( Shtrirja e blegtorëve shqiptarë në rrafshina dhe buqit sllav të Shqipërisë së mesjetës ) . Pra ky ishte një ndër punimet e seminarit ndërkombëtar të mbajturë në Cetinje . (Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine )

Viti 1990 Ishte vit i vështirë për ne, sepse ata të bisedojnë për pronën tonë para syve tonë e ne të heshtim ; pak e çuditshme dhe e papranueshme për qarqet tona akademike.

Në shkrim thuhet se “ autoktonia e popujve të Ballkanit veç e veç është pyetje e hapur” .

 Jo , ajo është e hapur vetëm për dredhimet historike; dy gjëra dihen ,ne jemi vendor e sllavët ardhacak . 


Heshtja e jonë , ata i lejon të shkruajnë dhe të mashtrojnë si të duan “ Përderisa latinishtja i humbi të gjitha gjuhë vendore , ashtu edhe të Bosnes dhe Bullgarisë, diku në Shqipërinë Veriore ose Serbinë e vjetër u ruajtën të të folmet e blegtorëve nomad para-arbanashë .Duke u përpjekur ( duke rënë në kontakt ) me popullsinë romake të rrafshinave , atu ku gjendeshin kullosat dimërore ; pra-Arbanasit për herë të parë u takuan me një kulturë të lartë nga e cila huazuan shumë të mira. Bile , gjuha e sotme shqipe e runa plotësisht në varshmërinë në fjalët e huazuara nga latinishtja. Gjuha shqipe sot është gjysmë latine. Pra , sundimi disa shekujsh i romakëve e kishte bërë romanizimin e tërësishëm të saj . Falë ardhjes së sllavëve gjatë shekullit të gjashtë , e pengoj romanizimin e tërësishëm dhe kështu i shpëtoi karakteristikat e gjuhës së para-Arbansve ‘”

Me një lexim të vëmendshëm të këtij punimi “shkencor “ serb i sheh kontradiktat e mëdha në prezantimin e fakteve , të cila aspak nuk përshkojnë me realitetit. Ata shkruajnë dhe vazhdojnë të shkruajnë.

“Hapësirat rrafshore të Serbisë së vjetër – Fusha e Kosovës , dukagjini dhe sanxhaku i Novi Pazarit ishin shumë tërheqëse për çobanët shqiptar”- flitej në seminarin e Çetinës , në vitin 90 .
Faktikisht , seminari e kishte qëllimin e mohimit historik të tërësishëm të shqiptarëve në këto anë, si dhe “vendosjen “ e serbëve si autokton në Shqipëri .E zakonshme për serbët , jo vetëm këta të sotëm , por të njëjtët janë në 170 vjetët e fundit.
Me keqardhje , nga pafuqia e jonë po iu bëjmë të mundur që ata të sillen tek ne si zotën shtëpie 

(Hapet shkollë serbe në Fier, shfaqen reagime .Në Libofsh të Fierit në Shqipëri të shtunën u bë përurimi i një shkolle me mësim në gjuhën serbe, e cila do të organizojë kurse në gjuhën serbe.

Në ceremoninë e lëshimit të shkollës ka marrë pjesë ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, i cili premtoi se shkolla të tilla do të hapen në të gjitha ato zona ku jeton komuniteti serb në Shqipëri. Shkolla të tilla deri tani janë hapur në Shkodër dhe Lezhë, por planifikohet edhe në zona tjera. Në këtë komunë rurale Libofsh jeton një pakicë e vetëquajtur serbe, e cila daton si popullsi e ardhur në vitin 1924 nga zona e Novi Pazarit. Ata ishin shqiptarët e atyre anëve t`ikur nga terrori serb )
Me “shnet e bajshim” aftësinë tonë të kufizuar për vetëmbrojtje .
Fahri Xharra,14.11.16

Gjakovë
 

 

Check Also

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017 Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten …

Leave a Reply