Kryefaqja / OPINION / Dita e flamurit dhe e pavarësisë 

Dita e flamurit dhe e pavarësisë 

Kur Ismail Qemali mbërrin në Vlorë, Seit Qemali, Murat Tërbaçi, Alem Mehmeti dhe shumë patriotë të tjerë, si rezervistë luftonin kundër ushtrisë greke në Llogara. Këta, me t’u informuar mbi qëllimin e ardhjes në Vlorë të Plakut e ngritën flamurin kombëtar në ballë të luftës,para se të ngrehej në Vlorë. Në të njëjtën kohë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrin delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë

Shqipërisë dhe, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entuziazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë.( Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri )

Pozita e jonë gjeografike , pozita gjeostrategjike e tokave shqiptare ishte pasojë e luftërave gjatë mijëra vjeçarëve të kaluar të cila ia ndërruan pamjen e kufijve . Gjeostrategji dhe pasuri tokësore- ky ishte shkaku i zvogëlimit të kombit tonë dhe tokave tona.

S`kemi nevojë të shkojmë më larg në kohë se sa 2-3 vjet para 1912-tës dhe të shohim skenat dhe prapaskenat kundër një tokeje dhe një kombi të lashtë historikisht . Historia shqiptare duhet të falënderojë atë kohë që skenën politike gati të tërë Europës e udhëhiqte Austro – Hungaria , e të falënderojmë kohën e fuqisë së saj që u gjendem në interesat e saja gjeo-strategjike.

Falë pozitës sonë aq të lakmueshme për të gjithë gllabëruesit , u gjet Austro- Hungaria e cila ia dha bajonetat e nevojshme për ngritjen e flamurin në Vlorë me 28 Nëntor 1912. Ne nuk kishim as shtiza druri për flamuj se ai robëruesi 450 vjeçar na i kishte tharë edhe malet tona.

Pra , thjesht e pa komplikuar u gjetëm në interesin e një superfuqie të kohës , interes i cili lidhej direkt me interesin tonë të mbijetesës si komb dhe si shtet .

Turqia e cila po mundohet që tani pas 100 vjetësh të kthejë përsëri autoritetin e saj otoman mbi kombin tonë e ka të kotë . Edhe pse haxhiqamilat e kohës së sotme të njëjtë si ata të 1912-ës ulurisin dhe çirren si të ishin vampirët e sulltanit 450 vjeçar , ne ecim rrugës sonë drejt Europës , themeluesit së cilës jemi ne.

“”Vetëm duke përfituar prej rastit, me hapat që bëri pranë qeverive anglo-franceze, arriti të zhbllokojë bregdetin shqiptar nga flota greke. Esat Toptani vjen në Vlorë, por, pasi Vlorën nuk e gjeti një ambient të përshtatshëm për planet e tij të mëtejshme dhe për sigurimin e jetës së tij, pas dy ditë qëndrimi kthehet në Durrës, ku fillon përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Në Vlorë ka qenë përgatitur një atentat kundër jetës së Esatit, por Isa Boletini heq dorë pasi këshillohet me I. Qemalin, sepse ky i fundit e ndalon rreptësisht një tentativë të tillë. Ismail Qemali në parim ka qenë kundra vrasjeve politike. Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisë së Vlorës.” (Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri )
E gjeni ngjashmërinë me sot ?
“Pak ditë pas deklaratës së historianit turk se Gjergj Kastrioti ka qenë terrorist, duket se një mendim me të ndan edhe ndonjë “shqiptar” si Olsi Jazexhi, që herë pas herë është kontrovers në mendimet e tij dhe që shpesh bën thirrje radikale dhe përhap ideologji urrejtje në rrjetet sociale. Jazexhi shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë terrorist, dhe nëse do të jetonte në kohët e sotme, do të ishte vrarë me dron nga amerikanët ” Unë mendoj sikur historiani turk Talha Uğurluel që Skënderbeu i ngjan shumë një terroristi. Po të kishte jetuar në ditët tona ai do ish shpallur terrorist nga amerikanët dhe ndoshta do e kishin vrarë me dronë. Nëse amerikanët nuk do e kishin vrarë me drone, duke qenë se Turqia është një aleat me rëndësi i NATO-s ai do ishte shpallur terrorist nga Aleanca Perëndimore, dhe vetë shteti turk do e kishte vrarë me avionët e tij amerikanë.” Jemi të kohës së njëjtë të esatit , haxhiqamilit? Po .
Por faqezinjtë shqiptar shkruajnë’ “Duke qenë se Skënderbeu u rebelua kundër shtetit të tij, dmth Turqisë, vrau civilë dhe zyrtarë osman, dogji, preu e shkatërroi dhe vendin e shkretoi, e ndërtoi një ushtri klandestine kristianësh dhe banditësh, sipas klasifikimeve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, Skënderbeu i përmbush të gjithë kriteret për tu klasifikuar si terrorist. Sipas definicioneve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, një terrorist për të arritur qëllimet e tija politike, përdor akte të dhunshme që të frikësoj njerëzinë dhe shtetarët e një shteti për objektivat e tij. E Skënderbeu bëri pikërisht këtë gjë. Përdori dhunë të organizuar kundër shtetit dhe qytetarëve osmanë. ‘”

Po si ta fitonim pavaresinë me kesi ide turke ,serbe dhe greke?

Mu si sot ashtu edhe në 1912-tën “ Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës (babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.” (fxh ) Por si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai (tradhtarët ) u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.

Ai u shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.

Po si mendoni që mos të ishte vullneti i Amerikës dhe Europës në 1999-të do e kishim Kosovën , shtetin e dytë shqiptar ? Prapë “ ata e bënë për interesin tyre” . Fatbardhësisht që ne u gjendem ne zonat e interesit gjeostrategjik të tyre. Po , sikur mos të ishte Amerika ku do të ishim ?

Do na e mbronte 550 vjetëshi dhe 100 vjetshi robërues?. Joooooooooooooo ! Kurrë !

 

E pse ne , në vetëkënaqësi të disa agjitropëve turk-serb-grek të lëshohemi përsëri në “ledhatimin “ robërues të ish-shkatërruesve tanë . E kemi mendjen të pa krisur ?

 

Në kohën kur civilizimi europian na e largoi robëruesin e dytë të 600 viteve të kaluara , ne i kemi ende dashamirët e robëruesit parë të cytur nga robëruesi i dytë . Besoj që më kuptuat?

 

Shikoni, ne dhe Europa me Amerikën nuk e larguam serbin nga tokat tona për ta sjellur Turqinë përsëri. Miku është mik ,por edhe ai hidhërohet nëse ia cenon “interesat“ tij që i ka për ne .

 

“Fakti pse Shqipëria sot për mirë e për keq, Skënderbeun e gjen si hero të saj të imponuar nga imperializmi katolik i Austrisë dhe Italisë në të kaluarën, dhe fakti pse pas Skënderbeut sot rreshtohen me qindra horra nacionalistë dhe fanatikë katolikë, që e mbrojnë me devocion fetar, nuk e ndryshon dot natyrën e Skënderbeut. Edhe pse historiani turk nuk duhet të kishte folur aq hapur në memorialin e rremë të Skënderbeut në Lezhë, sërish jam i mendimit që debati që ai ka provokuar është një debat i shëndetshëm për shoqërinë shqiptare e cila sot përballet me fenomenin e terrorizmit vehabist në Siri. Në të njëjtën mënyrë, siç ne dënojmë terrorizmin fetar të ISIS-it, ne duhet të rishikojmë rrëfimet historike të Shqipërisë të cilat mbështesin një luftë të tmerrshme fetare që Skënderbeu drejtoi. Lufta fetare në emër të Papës dhe Jezu Krishtit që Skënderbeu bëri, në fund të fundit ishte një luftë terroriste katolike dhe aspak laike-kombëtare” – thonë tradhtarët , të çilet edhe flamurin e Pirros dhe Skënderbeut ende e shohin si flamur me sorrë .
Zot , na i ruaj mëndët e kresë se kurrë më keq nuk kemi qenë se sa pas pavarësisë së Kosovës dhe largimit të komunizmit (islamik ) !

 

Austria mendonte dhe e bënte :” me anën e Shqipërisë dhe shqiptarëve të prite ëndërren serbe të kapjes së qiellit me dorë “ . Edhe Turqia sot e do daljen në Adriatikun shqiptar . Ndoshta së bashku me Serbinë ! edhe Amerika e preu përgjithmonë ëndërren serbe të daljes së saj në Adriatikun shqiptar.
Fahri Xharra, 27 11,16

Gjakovë                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

TENDENCA E PËRQARJES, NË MES GRUPIT TË KUMANOVËS…

Nga ata që i Tradhëtuan, duke i ndar shqipëtaret, nëpër krahina. Po bëhen afërsisht dy …

Një koment

  1. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë
    Ju uroj
    GËZUAR FESTAT E NËNTORIT!

    PËRVJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!
    PËRVJETORIN E NGADHËNJIMIT NDAJ NAZI-FASHIZMIT!
    PËRVJETORIN E DALJES PUBLIKE TË FAMËMADHËS: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!
    TË SHPRESOJMË, SE KËTA PËRVJETORË TË LAVDISË TONË KOMBËTARE, DO TË NA SHËRBEJNË SI KUSHTRIM PËR PËRBASHKIMIN E SINQERTË, TË TËRË POTENCIALIT TONË MENDOR DHE VEPRUES, PËRRETH FLAMURIT TONË KOMBËTAR. PËR TË PUNUAR ME VENDOSMËRI PËR PËRMBUSHJEN E PLOTË TË POROSIVE TË NËNTOREVE TË KRENARISË- RIBASHKIMIN E TRUALLIT TONË ATËMEMËDHETAR. ËSHTË KJO DETYRË. QË DEL NGA AMANETI I DËSHMORËVE TË KOMBIT!
    GËZUAR!
    Sejdi Veseli
    27 Nëntor 2016
    Prishtinë, Shqipëri