Kryefaqja / OPINION / Hakif Bajrami: Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra i ka ngulur në hunj nga një shqiptar

Hakif Bajrami: Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra i ka ngulur në hunj nga një shqiptar

“Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra i ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”, Hakif Bajrami.
“Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane, kanë qenë krime dhe krime do të mbesin. Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me e fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, shprehet historiani Hakif Bajrami.
Edhe Sami Frashëri shkruante: ”Qeveria e Tyrqisë shqiptaret e krishterë s’i njeh për shqiptarë, por i quan Rum domëthënë grekë, serbë, latinë.
Edhe Shqiptarët Myslimanë nuk i njeh për shqiptarë, por i quan Tyrq, dhe emrin shqiptarë e Shqipëri, s’e njeh e s’dëshiron ta degjonjë kurrë!
Të verbërit tyrq! Nuk e kuptojne dot, e s’ua pret mendjaqë me ketë udhë po i sherbejnë qellimet të armiqve të tyre ,e nxjerrin themelet’e rrënjet e tyre!”

Check Also

Grekët “shqetësohen” nga krijimi i linjës ajrore shqiptare: Është degë e turqve, frikësohen dhe italianët

Krijimi i linjës ajrore “Air Albania”, ka shkaktuar reagime të ndryshme tek vendet fqinje. Mediat …

Leave a Reply