Kryefaqja / PERSONALITETE / In memoriam për artistin dhe bashkëveprimtarin Hytbi Tarelli

In memoriam për artistin dhe bashkëveprimtarin Hytbi Tarelli

Artisti shqiptar Hytbi Tarelli u lind në vitin 1952 në luginën e bukur te Devollit në Shqipëri. Në moshën 10 vjeçare ai mori leksionet e para në art nga artistë të njohur të asaj kohe. Në vitin 1968 ai paraqet veprat e tij në një ekspozitë me shoqatën e artistëve. Nga ajo kohë ai gjerësisht ka punuar në portret dhe veçanërisht peisazh. 
Në vitin 1975 ai u diplomua në shkencat natyrore, por kurrë nuk e ndali aktivitetin e tij artistik nelë pikturë dhe skulpturë. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore dhe ka organizuar tre ekspozita solo.
Në vitin 1992 ai emigron në Greqi dhe më vonë në Kanada dhe vazhdon punën e tij në artet vizuale , skulpturë dhe dekoracione allçie (oxhaqe dekorative, tavane etj.).

Ai ishte anëtar i Klubit “Don Valley Art (Toronto , Kanada) dhe ka marrë pjesë në katër ekspozitat grupore dhe dy ekspozita solo. “Egzistojne tre gjëra thelbësore” thoshte ai: “Dashuro artin, jetoje artin dhe më kryesorja sakrifiko për hir të artit “. Preferencat e tij ishin: kanavace në vajra dhe pastel për portrete, peisazhe; skulptura dhe bas-reliev (terra – cotta, suva).

Artisti ishte krenar për origjinën e tij. Gjatë viteve të tij larg nga Shqipëria, ai ka punuar shumë punime me tema shqiptare. Skulptura “Nënë Tereza e punuar në basreliev u finalizua në 2006 dhe u vendos per te dekoruar fasadan e shkollës që mban emrin e saj ne Markham, ON. Për të përkujtuar 100 vjetorin e Nënë Terezës në vitin 2010, Hytbi Tarelli pikturoi imazhin e Nënë Terezës në kanavacë në vaj me dimensione 6 ft X 9 ft. Kjo pikturë është shfaqur me krenari në bibliotekën e së njëjtës shkolle.

Ai ka krijuar mbi 20 punime artistike me temë shqiptare të shpërndara në KANADA dhe në SHBA.(picture e sculpture), ka bërë një jetë shumë aktive në komunitetin shqiparo – kanadez. Gjatë vitit 2012 ka marrë pjese në dy konkurse ndërkombetare, në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit si dhe në Montreal, Kanada për vendosjen e e statujes së Nënë Terezës. Sa i përket bustit të Skenderbeut ai për herë të parë e ka përjetsuar kryeheroin tonë me dimensione te tilla dhe është i vetmi punim i këtij lloji i larë në ar dhe i pa riprodhueshëm (1 kopje, për krijimin e të cilit autori ka bërë një pune kolosale fizike dhe shpirterore.

Hytbiu ndërroj jetë më 4 nëntor 2016, por veprat e tij slartistike e kanë përjetësuar për jetë e mot.


Nga: Tahir Veliu

Check Also

Edmond Hysni Hoxha (10.10.1975 – 31.1.1997)

Edmond Hoxha ka lindur më 10 tetor 1975 në Junik të komunës së Deçanit. Familja …

Leave a Reply