Kryefaqja / OPINION / Britaniket planizuan genocidin grek kunder shqiptareve te Camerise!

Britaniket planizuan genocidin grek kunder shqiptareve te Camerise!

Debimi dhe persekutimi i shqiptareve te Cameris nga vatrat e tyre ametare, nuk erdhi vetem si pasoj e urrejties racore – fetare te kriminelit suliot Napoleon Zerva, por erdhi si rezultat i Projektit Britanik per ta pastruar Greqin nga minoritetet. Britaniket kane qene projektuesit dhe zbatuesit e ketij genocidi brrutal qe u zbatua me gjakeftohtesin me te madhe kunder shqiptareve te Camerise, kurse Napoleon Zerva ishte vecse dora kriminale e egzekutimit te ketij plani antishqiptar. Britaniket e zbatuan me perpikmeri kete plan kriminal per cfarosjen e elementit shqiptare nga Cameria dhe kete fakt ata nuk e kane mohuar, por e kane pranuar hapur ne kujtimet dhe raportet e tyre qe kane mbajtur per keto ngjarje te dhimbeshme.

Gjenerali Chris Woodhouse qe ka qene njeri prej drejtuesve kryesor te Misionit Britanik ne Greqi, eshte shprehur qart per misionin e tij ushtarak ne Greqi, duke e pasqyruar ne kujtimet dhe raportin e tij te gjitha porosit qe ju kishin dhene britaniket andarteve grek per te pastruar Epirin nga elementi shqiptar dhe pjesen e Selanikut nga maqedonasit. Ja si eshte shprehur konkretisht ne kujtimet e tij gjenerali britanik qe ka qene edhe njeri prej bashkepuntoreve me te ngusht te kriminelit suliot Napoleon Zerva dhe ka mare pjese direkte ne te gjitha aksjonet ushtarake qe ka bere Zerva ne zonen e Epirit ku ishte vendosur edhe shtabi i tij ushtarak: 

“Ne Epir, Zerva ishte drastik ne zgjidhjen e problemit te Cameve, (shumica e tyre kane bashkepunuar me armiqte), duke i debuar ata nga Greqia per ne Shqiperi. Me Maqedonin (greke), Markua, sebashku me Gotis, eshte sjell njesoj, duke mbledhur te gjitha mbetjet e Mikhalagas dhe Tsaush Andonit.” 

Kurse ne nje pjes tjeter te kujtimeve te tij, gjenerali Woodhouse eshte shprehur me notat me negative per shqiptaret e Camerise, duke mbeshtetur me bindje te plot te gjitha veprimet kriminale qe jane bere nga andartet grek kunder shqiptareve te Camerise. Ne fjalet e tij nuk ka snje brerje ndergjegjie per krimet qe ushtruan andartet grek kunder shqiptareve, por aty cfaqet hapur. percmim, urrejtie dhe mashtrim, kunder shqiptareve te Camerise. Ja se cfare mendime te neveriteshme citohen ne kujtimet e tij: 

“Nje pjes e races Came eshte turke, nje pjes shqiptare dhe nje pjes greke. Ne vtin 1941 – 43 ata bashkepunuan me italianet duke e bere rezistencen guerile greke ne ate zone te veshtire. Une asnjeher nuk kam degjuar qe ata te kene rezistuar kunder ndonje armiku. Ne vitin 1944, Zerva i INKURAJUAR nga Misjoni Aleat Britanik nen komanden time i ndoqen ata nga shtepit e tyre per te lehtesuar operacionet kunder armikut. Shumica e tyre u strehuan ne Shqiperi ku edhe atje nuk ishin te mirepritur. Debimi i tyre nga Greqia, ishte gjakesor, per shkak te frymes te gjakmarjes qe egzistonte ne shpirtin e grekeve te ushqyer nga masakrat e cameve qe kishin bere sebashku me italianet. Ne Mars te vitit 1945, Zerva e ka perfunduar komplet misjonin e tij kunder cameve me nje masaker te pafalshme qe kane bere forcat e tij ne Filat te drejtuara nga Zotos. Camet e meritonin ate qe moren, por metodat e tij ishin shume te keqia, ose oficeret e tij vartes i dolen nga komanda. Rezultatet e ketyre veprimeve ne debimin e minoriteteve te pa deshirushme nga toka e tyre, sollen nje ndryshim popullsie ne favor te Greqise. Ndoshta do te ishte mire ti leme gjerat keshtu sic jane.”

Ne njerin prej Raporteve Britanike qe eshte mbajtur prej tre gjeneraleve britanik, J.M. Stivens, C.M.Woodhouse dhe D.J. Wallace qe tregon per kete ngjarje, britaniket i cilesojne banoret autokton te Cametise si (bandit turq) qe per “cudi” para se te largoheshin nga shtepit e tyre nga frika e masakrave greke, “vidhnin” mallin e tyre. Kjo eshte pra llogjika imorale antihumane britanike qe eshte evidentuar qarte ne raportin e tyre qe eshte mbajtur per keto ngjarje kriminale ku humben jeten me qindra shqiptare te pafajshem qe keta te pafytyr i cilesojne si “bandit turq”. Ne kete raport, jepet edhe aktiviteti krimnal i Peshkopit te Paramithis qe kontrollonte shtepit e cameve se mos gjente ndonje njeri te fshehur brenda tyre dhe dilte nga keto shtepi i ngarkuar me plack te vjedhur qe e ngarkonte ne mushken e tij qe ishte mbushur perplot me plack te vjedhur. Ja se cfare eshte shkruar konkretisht ne kete raport: 

“Masakrat ne Cameri jane bere nga Divizioni i 10 (grek). Lt. Kol. Tarrance me disa oficer te tjer britanik, kan qene prezent dhe kan raportuar keto ngjarje te turpeshme. Te gjithe (banditet turq) u larguan me te gjitha armet, kuajt dhe mushkat qe kishin mundur ti mernin. Andartet e regjimentit te 28 dhe Divizionit te 10 – te u ingranuan ne nje origji hakmarje, duke vjedh e shkateruar gjithcka. Nje nga fshatrat me te mire te Paramithisis (Komopolis) u dogj e shkaterua i gjithi. Peshkopi i Paramithis ju bashkua andarteve ne kerkimin e njerezve ne shtepit e boshatisura dhe doli nga njera prej tyre duke shkuar tek mushka e tij qe kishte qene super e ngarkuar me plack, por ishte boshatisur rastesisht nga disa andarte.” 

Pra, eshte fare e qart se genocidi grek kunder shqiptareve te Cameris u planizua nga Britaniket dhe u zbatua me perpikmeri nga krimineli suliot Napoleon Zerva dhe ky fakt eshte dokumentuar qarte ne te gjitha raportet e kujtimet e britanikeve, keshtu qe kjo e vertet absolute duhet denoncuar fort dhe Qeveria Britanike te vihet para pergjegjesise morale dhe penale per kete krim qe ka bere kunder shqiptareve. Qeveria shqiptare dhe perfaqesuesit e partise PDIU qe mbrojne interesat e komunitetit Cam ne Shqiperi, duhet ta ngrejne zerin dhe denoncojne hapur pjesmarjen e britanikeve ne kete masaker dhe ti kerkojne Qeverise Britanike te hapi arshivat e saj dhe prezantoi tek Qeveria Shqiptare te gjitha dokumentat qe disponon ne arshivat e saj qe flasin per kete ngjarje tragjike. 

Ky eshte aktiviteti antihuman i kolonizatoreve Britanik qe shume shqiptare na e shesin si njerin prej shteteve me miqesore te shqiptareve. Eshte per tu cidiutur me mentalitetin vasal te shqiptare qe /armikut i thot mik, kurse mikut i thote armik/?!

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Çfarë mundë të presim nga Kosova dhe Shqipëria zyrtare nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit

Shkruan: Refik HASANI Për Parlamentin e Republikës së Kosovës jan caktuar zgjedhjet e parakohshme për …

Një koment

  1. Deshtem ose jo te pranojme Anglezet ia kan bere te keqijat ma te medha popullit shqiptare gjate historise.