Kryefaqja / KULTURË / DËSHIRAT!

DËSHIRAT!

Shkruan: Fadil Shyti 

( Vargje të ribotuara, në vend të një urimi për Vitin e Ri 2017)
Në këtë fund viti, 2014-të, dëshirat po vërshojnë,

Si ujëvarat, për Ty populli im, për Ty Shqipëri!

Në vitin tjetër, të mos kemi halle të vjetra,

Kur mendjet po na ziejnë vërdallë,-nuk i zë dot letra!…

Dua, o populli im, Ty Shqipëri,

T´i vrasësh; sulmet, varfëritë…

Ah! Ato, që ishin dhe janë më mizore,

Tradhtitë, shpirtërore dhe mendore…

T´i vrasës pamëshirë, veset, idetë e liga,

Siç janë lakmia, mashtrimi dhe frika!…

E, t´i rilindësh ato, më shqiptare-njerëzore:

Barazinë, Drejtësinë, Sigurinë!…

Dua, o populli im, Ty Shqipëri,

Të gëzosh Fitore të reja!…

Të gëzosh, përparime, gëzime, ribashkime!

Nga ky gur mërgimi,-Shpellë Dragobie,-zemra ime!

Dua, o populli im, Ty Shqipëri,

Të rritesh, si lule të ujitesh nga ujëvarat…,

Të ngrohesh, nga rrezet diellore arbërore,

Identitetin shqiptar, ta kesh shkëlqyes,-si më parë,

Të pastër, të çeliktë, të paprekur prore!

Kështu të dua,- vetëm kështu, o Shqipëria Jonë,

Për Ty e kam syrin pishë, biri yt me idealistët vigjilon!

Për Ty rinohem, o populli im, i pres ditët e bardha,

Ato, që ne Shqipot e Shqipet i deshëm shekujve,

Ato, që i shkruam me gjak: agim, shpëtim, ribashkim!…

29. Dhjetor, 2014
PËRDERISA!
…Përderisa, dielli

Rreze të ketë,

Përderisa, toka,

Të ketë, thermia dheu…

Përderisa, malet të kenë shkëmbinj,

Përderisa, deti të ketë valë…

Ndër viset tona me hare,

Do t´ rilindin…

Trima e trimëresha,-me fletë…

Që luftojnë për ideal!

Ty, moj Nënë Shqipëri,

Askush në botë…

Fitoret tua, me RIBASHKIM,

Jo! S´mund t´i ndalë!…

Shekujt ,-si hijet po e lënë…
PËRDITË!..
Në vulën e tmerreve, 

-Dhe, të trishtimit historik,

Me QËNDRESË!

Ty, -moj NËNË Shqipëri,

-Koha, po të rritë…,
Me bukurinë dhe drejtësinë

e RIBASHKIMIT!

Më 29 Dhjetor, 2012.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Motra e Mitrovicës

Tregim nga Lek Gjoka Zhurma në Disko- Klub “Ujvara” e përzier me tym duhani dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *