Kryefaqja / LAJME / EKSKLUZIVE: LSHB heq flamurin grek nga Kalaja e Himarës

EKSKLUZIVE: LSHB heq flamurin grek nga Kalaja e Himarës

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ashtu siç kishte paralajmëruar, sot më 4 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit hoqi flamurin grek në hyrje të Kalasë së vjetër të Himarës, që ishte vendosur para 24 orësh dhe që bëri buj në mediat shqiptare.
“Së bashku me shunë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës” deklaroi Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.
“Himara është Shqipëri dhe flamuri shovinist grek nuk ka pse të shfaqet në trojet tona, kur ta kemi parasysh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve autokton në Çamëri. Greqia nuk është vetëm shtet fqinjë, por është pushtues i 15 674 km2 territor shqiptar”, shtoi Veliu.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare e themeluar me 16 korrik të vitit 2016, që synon bashkimin fizik të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kufijtë e saj natyror dhe legjitim sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912. Më 13 gusht të këtij viti, kryetari i saj, Tahir Veliu është shpallur person i padëshiruar nga Greqia, përshkak të aktivitetit të tij kombëtar./Shqipëria e Bashkuar.AL 

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Fëmijët shqiptarë në Maqedoni e mësojnë shqipen e maqedonizuar (Foto)

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotogafi të një fletushke prej ku fëmijët shqiptarë duhet …