Kryefaqja / LSHB / LSHB paralajmëron formimin e Degëve në mërgatë

LSHB paralajmëron formimin e Degëve në mërgatë

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu ka paralajmëruar fillimin e krijimit të degëve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për mërgatë.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, e themeluar me 16 Korrik të këtij viti, ka filluar fazen tjetër të organizimit dhe fuqizimit të saj, atë të krijimit të degëve të saj në shtete të ndryshme, ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët shqiptarë, që do të ndikoj në ngritjen e strukturimit veprues për realizimin e Programit Politik të LSHB-së dhe Platformës për Shqipëri të Bashkuar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare, që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar”, ka deklaruar Tahir Veliu, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Aktivistët e LSHB-së aksion për pastrimin e varrit të heroinës Shote Galicës

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë …