Kryefaqja / LAJME / SPORT / MAJLINDA KELMENDI SHPALLET XHUDISTJA MË E MIRË NË BOTË

MAJLINDA KELMENDI SHPALLET XHUDISTJA MË E MIRË NË BOTË

Xhudistja shqiptare, Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin e xhudistes më të mirë të vitit 2016, të ndarë sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka konfirmuar se kampionia olimpike ka fituar çmimin për xhudistes më të mirë të vitit “IJF Judoka of the Year Award”.
“Dy herë kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi Kosovës medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, thuhet në njoftimin e IJF-së.
Çmimin Majlinda Kelmendi e ka fituar falë votave të fansave të IJF-së në Facebook.

Rreth Shqipëria e Bashkuar.AL

Check Also

Shqipëri – Spanjë, formacionet zyrtare

Shqipëria sonte e pret në “Loro Boriçi” Spanjën, me të cilën luan nga ora 20:45. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *