Kryefaqja / HISTORI / KRIMET GREKE / Mamo i tregon Greqisë shtëpinë e tij në Çamëri: Kjo nuk fshihet!

Mamo i tregon Greqisë shtëpinë e tij në Çamëri: Kjo nuk fshihet!

Deputeti i PDIU-së Omer Mamo u është përgjigjur akuzave të fundit të Greqisë duke treguar në sallën e kuvendit, një foto ku dukej një shtëpi e madhe dhe e braktisur, për të cilën ai tha se është shtëpia e familjes së tij në Çamëri.
Mamo është shpehur se: “Kam dëgjuar se si një ministër mbrojtje, i një vendi aleat në NATO të vishet ushtarak dhe të veprojë si një gjeneral junte, me mungesë diplomacie dhe injorancë të thellë historike. Ky zotëria që kërcet dhëmbët në kufij, e kam fjalën për ministrin grek Kamenos, na thotë se çamët janë humbës se sepse u bënë aleat me nazistët. Injoranca nuk është argument z. Kamenos! Injoranca nuk është argument edhe për ty znj. Theocharous! Injoranca juaj historike nuk mund të jetë e vërteta historike. Ajo e vërtet edhe në këtu në këtë sallë të këtij kuvendit, ku manipulohet dhe shtrembërohet nga disa shqiptar gjakprishur që e quajnë veten grek. E vërteta historike Dule është tek kjo shtëpi. Kjo shtëpi që ndodhet në Çamëri, është ende në këmbë e madhe, e bukur dhe e fortë. Është shtëpia e gjyshit tim. Kjo shtëpi dhe shumë të tjera si këto ishin ato që për dekada të tëra kanë bashkëjetuar me shumë familje greke, shqiptar ortodoks apo edhe me vlleh. Nga kjo shtëpi ku kanë rrënjët Mamo­t, ka dalë edhe babai im i cili nuk ka qenë për asnjë sekondë bashkëpunëtor i nazistëve, përkundrazi, ka qene pjese e forcave partizane që luftuan kundër nazizmit, jo vetëm në Çamëri por edhe në Shqipëri. Im at luftoi kundra nazistëve dhe për një vit familja e tij e dinte të vrarë në luftë“.
Sipas tij, kjo është historia e vërtetë që duhet ta mësojnë të gjithë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të krahinës së Çamërisë. Mamo tha se për herë të parë gjatë këtyre 26viteve, ajo që po e trajton me shumë seriozitet këtë çështje madhore është qeveria e drejtuar nga Rama.

Check Also

Zbulohet dokumenti tronditës në arkivën sekrete – Kryeprokurori i Janinës: Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve

Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. …

Leave a Reply