Kryefaqja / PERSONALITETE / Ndarja nga jeta, kush është aktori Bujar Lako dhe filmat që ka luajtur

Ndarja nga jeta, kush është aktori Bujar Lako dhe filmat që ka luajtur

Në mënyrë krejt të papritur, si pasojë i një ataku kardiak mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një nga aktorët më të njohur shqiptar që ka bërë historinë e filmit.
Bujar Lako ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ndërsa rolin e fundit e ka luajtur në vitin 2014 në filmin Amsterdam Express.
Por përveç filmave, Lako ka në koleksionin e tij më shumë se 70 role të ndryshme në teatër.


Bujar Lako ka lindur në 9 maj 1947 në Korçë, ndërsa më pas ka zhvilluar karrierën e tij në Tiranë.


Në vitin 1985 Lakos i është dhënë titulli “Artist i Merituar”. Ai u nda mëngjesin e sotëm nga jeta në Tiranë, ku edhe jetonte prej dhjetëra vitesh. 


Lako është babai i këngëtarit dhe kompozitorit të njohur shqiptar, Bojken Lako.


Filmat ku ka luajtur Bujar Lako
1975 Në fillim te verës – Misto       
1976 Përballimi – Martin Kreka      
1978 Udha e shkronjave – Tunxhi
1978 Gjeneral gramafoni – Halit Berati     
1979 Ballë për ballë – Mujo Bermema       
1982 Nëntori i dytë – Luigj Gurakuqi          
1983 Dora e ngrohtë – Spahiu        
1984 Vendimi – Këshilltari  
1984 I paharruari – Besim Peja      
1985 Gurët e shtëpisë sime – Tenente Moruçi       
1986 Gabimi – Arjani
1987 Vrasje ne gjueti – Ferdinand  
1987 Telefoni i një mëngjesi – Nestor        
1987 Binarët – Kujtimi         
1989 Kthimi i ushtrisë së vdekur – Italian general 
2001 Amigo – Teacher        
2003 Lule të kuqe, lule të zeza – Taxi driver          
2005 Syri magjik – Petro     
2009 Honeymoons – Nikov’s father
2014 Amsterdam Express – Selim    


Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni”, V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë për ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.


 Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj.


Në vitin 1992 interpreton në Teatrin e Kombësive në Shkup në produksionin “Varrtarët” .


Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë për filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”.


Në vitin 1979 është laureuar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”.


Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, për interpretim në teatër.


Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar”.


Ne vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku.


Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A. 

Check Also

MUJA DHE HALILI I DITËVE TONA…Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj-NATO

Pushteti nga ana shqiptare,në shtetin sllavo-maqedon, përbëhej nga partia e BDI-së e cila në gjirin …

Leave a Reply