Kryefaqja / HISTORI / KRIMET SERBE / Në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë

Në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë

Në luftën e fundit në Kosovë, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare kanë vrarë rreth 11 840 persona. Në mesin e tyre, 1 mijë e 392 janë fëmijë, ndërkaq edhe më i dhimbshëm është fakti se nga ta 296 kanë qenë nën moshën 15 vjeçare.

Këto shifra kanë dalë nga historiani Jusuf Osmani i cili për vite të tera pas luftës ka hulumtuar dhe mbledhur të dhëna në lidhje me bilancin e dëmeve njerëzore dhe materiale që i janë shkaktuar Kosovës nga Serbia, me fokus periudha e luftës.

Krimet e shtetit të Serbisë në luftë me Kosovën përveç vrasjes së shumë shqiptarëve kanë prekur edhe shumë fëmijë të cilët u vranë madje edhe në bankat shkollore nga paramilitarët serb.

Regjistri i fëmijëve të pafajshëm të vrarë dhe të paaftë për vetëmbrojtje në Kosovë është shumë i madh.

Vetëm në komunën e Podujevës sipas shoqatës për persona të zhdukrur “Përkore”, gjatë luftës në Kosovë janë afro 70 fëmijë të vrarë në bankat shkollore nga paramilitarët serb.Prej tyre 20 ishin në klasë të parë dhe të tjerët nga e dyta deri në të tetën.

Shkolla fillore “Isa Boletini” në Podujevë është më e prekura në rrethinë sa i përket vrasjes së nxënësve.Në këtë shkollë në qershor të vitit 1999 forcat serbe u morën jetën rreth 9 nxënësve të cilët gjendeshin në objektin e shkollës. Të gjithë ata ishin në klasë të tretë.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Video e tmerrshme: Shihni kufomat në oborrin e Burgut të Dubravës, 21 maj 1999

Kjo video, pasqyron pamjet në Burgun e Dubravës më 21 maj 1999.Tmerruese është se të …