Kryefaqja / KULTURË / Shqiponja dhe pulat

Shqiponja dhe pulat

Shkruan: Avdi IbrahimiTregim

Isha i vogël asokohe, po e mbaj mend tregimin që më kishte treguar nëna Xhevahire, anipse unë atëherë para 50 vitesh, nuk e kisha kuptuar domethënien e tregimit!
-Mbi lisin e madh të maleve te larta te fshatit Dritajonë shqiponja e shqipori kishin ngritur folenë, të dy kishin kokë e qafë të mbuluar me pendë të shkurtëra ngjyrë të bardhë, ato po klloqisnin një vezë, përdesrisa çeli një shqiponjë në të. Pas një kohe, shqiponjës së vogël iu rritën paksa krahet, por ende ishte e pafuqishme të fluturoj në lartësitë e qiellit, një ditë ne mungesë të prindërve ajo provoi të fluturoj, kështu ajo bie nga foleja e mbaron tek një kotec pulash. Pulat menduan se e kanë për obligim ta ruajnë e ta rrisin shqiponjën kokë bardhë te vogël e të bukur, ajo perderisa rritej në mesin e pulave filloi ta ndjente vetën pulë. Një ditë, derisa qëndronte në hapsirën e kotecit, pa lartë në qiell tek fluturonin dy shqipanja, e mendja i kishte vajtur sikur të isha edhe unë soji i tyre të flutoroja lartë e më lartë në hapsirën qiellore! Tha, ashtu nga dëshira që ndiente brenda vetës, por në çast e bezdisën kakarisjet përqeshëse të pulave. Ato me ironi po i thoshin, ti nuk mund të fluturosh aq lartë se je vetëm një pulë. 
Shqiponja nga ky moment u thye shpirtërisht, e kurrë më nuk e mendoi fluturimin ne lartesitë e hapsirës qiellore, ashtu me zemër të lënduar ajo jetoi ne mesin e pulave për vite me radhë. 
Nga ky tregim i nënës, shumë vite më vonë kuptova, nëse i mbështetësh realitetit te hidhur të jetës, do të bëhesh rob i asaj jete të hidhur shoqërore që beson. Nëse je vërtet shqiponje mos dëgjo fjalet e pulave që të zhgënjejnë e të demotivojnë për arritjen a aspiratave për suksese, sepse suksesi për të arritur fluturimin në lartësinë qiellore, qëndron në duart tua, e jo te atyre pulave që kakarisin maje plehu.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

Gjergj Fishta: Do ti shkrijmë kryqet tona dhe ti bajmë fishekë, ti mbrojmë vëllezërit muslimanë shqiptarë

Ishte koha kur Shqipëria po copëtohej në baza fetare! 100+ vjet më parë.At Gjergj Fishta …