Kryefaqja / HISTORI / KRIMET GREKE / Shqiptari masakrohet me çifte në Greqi, autori në arrati

Shqiptari masakrohet me çifte në Greqi, autori në arrati

Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Artemida të Atikës në Greqi. Shqiptari është qëlluar me çifte në kokë dhe në stomak nga autori.
Dëshmitarët thonë se mes tyre ka patur një grindje dhe se autori ka marrë armën dhe e ka qëlluar disa herë shqiptarin.
Po kështu, banorët thonë se autorin nuk e njihnin dhe nuk ishte banor i zonës. Ata kanë mbajtur shënim targën e mjetit me të cilin ai u largua dhe ia kanë dhënë autoriteteve, shkruan Panorama.
Policia greke është vënë në kërkim të autorit, i cili nuk dihet nëse është shqiptar. Ndërkohë, mediat greke ende nuk e kanë zbuluar emrin e shqiptarit.

Rreth Shqipëria e Bashkuar

Check Also

“Ishim duke parë ndeshjen me flamurin shqiptar, greku na qëlloi me pistoletë”

Dy të rinj shqiptar kanë përjetuar momente tmerri në një lokal në Kallamata të Greqisë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *